Orakulli i kuzhinës 23 Janar 2020

Përfitimet e spinaqit janë të shumta, por në këtë rast mund të bëhet i rrezikshëm

Orakulli i kuzhinës

Nëse nuk ju pëlqen spinaqi, mësohuni ta bëni pjesë të dietës së përditshme sa më parë që të jetë e mundur, pasi përfitimet e tij shëndetësorë janë të pafundme. Por, për të marrë këto përfitime duhet ta konsumoni atë në mënyrën e duhur, përndryshe mund të toksikoheni.

Spinaqi është plot me vitamina dhe minerale, si vitaminat A,B,C, E, hekur, acid folik, kalium dhe mangan.  Ai është një burim i shkëlqyer i luteinës dhe zeaxanthinës, të cilat bëjnë të mundur të parandalojnë sëmundje të ndryshme. Për këtë arsye bëni mirë ta konsumoni rregullisht, për të mbrojtur veten nga probleme të ndryshme shëndetësore.

Megjithatë, problemi ndodh kur spinaqi ringrohet! Kur ekspozohet në nxehtësi të lartë, nitratet e tij kthehen në nitrosamina, të cilat janë kancerogjene.  Kështu, mos e ringrohni kurrë spinaqin ditën tjetër! Sigurohuni që ta konsumoni atë të freskët!

ARTIKUJ TE NGJASHEM

  • Javor
  • Mujor
  • Vjetor