Gjarpri tmerron pasagjerët në avion gjatë një fluturimi (Video)
Disa pasagjerë që po përshkonin linjën e fluturimit nga Bankok për në Phuket, kanë parë tmerr me sy. Njërëzi...
Duket sikur ka ndodhur dje, por ja që kanë kaluar më shumë se dy vite nga momenti që Bieta Sulo solli në jetë Kroi Art, fëmijën e saj të parë nga marrëdhënia me moderatorin e njohur, Alban Dudushin. Vitet e para të prindërimit nuk janë të lehta për askënd dhe sigurisht që mami Bieta është përballur, sikundër të gjitha nënat, me netët pa gjumë, dhimbjet e dhëmbëve, hapat e parë etj, por a është e gatshme t'i përjetojë përsëri?
Ditën e djeshme, ajo kishte të ftuar në emision Ermira Çaushollit, Arlinda Dudaj dhe Erisa Xhixhot, të cilat folën rreth mëmësisë dhe uljes së numrit të lindjeve nga gratë shqiptare. Arlinda, nënë e një djali 21 vjeçar, tregoi se e e ka mbyllur këtë kapitull, pasuar nga një “ndoshta” e Erisa Xhixhos dhe një “Po” e vazhdueshme nga Ermirës.
Kjo e fundit jo vetëm la të kuptohej që me shumë kënaqësi do provonte ndjesinë e të qenit nënë për herë të pestë, por nxiti edhe Bietën për të nisur një fëmijë. E vënë në dilemë, Bieta iu drejtuar publikut e dëshira e tyre ishte një motër e vogël për Kroin.
“U dashka dhe vajza… ja ta mendojmë, ndoshta 2020 nuk dihet se çfarë sjell”, përfundoi Bieta duke qeshur.
Disa pasagjerë që po përshkonin linjën e fluturimit nga Bankok për në Phuket, kanë parë tmerr me sy. Njërëzi...
Çaji e sidomos ai jeshil është një pije e mrekullueshme. Më poshtë ju tregoj 10 benefite të tij: 1. Çaji mund t'j...
Flirtet dhe ngacmimet në sferën politike, e kudo, kundrejt personazheve vajza dhe gra, kanë ndodhur dhe mesa duket ende vazhdojnë të ...