Kujdesi per trupin 23 Janar 2020

Të gjitha arsyet pse duhet të filloni që sot të merrni B7-n, vitaminën e bukurisë dhe rinisë së përjetshme

Kujdesi per trupin

Lëkura është organi më i madh në trupin e njeriut, e për pasojë edhe më e ekspozuara ndaj veprimit të radikaleve të lira, toksinave të ndryshme në produktet kozmetike, por edhe atyre që qarkullojnë në ajër, por edhe ndryshimet e temperaturave. Me kalimin e viteve lëkura humbet elasticitetin si pasojë e reduktimit të kolagjenit, por edhe butësinë dhe shkëlqimin. Sigurisht që ky është një proces tejet natyrale, mirëpo e dini që mund ta frenoni falë një vitamine të vetme?

E kemi fjalën për biotinën, njohur ndryshe si vitamina e bukurisë së përjetshme, thelbësore për bukurinë dhe mirëmbajtjen e lëkurës, thonjve dhe flokëve.  Por jo vetëm, vitamina B7 (biotina) luan një rol të rëndësishëm edhe në procese të ndryshme fiziologjike: stimulon prodhimin e hemoglobinës, një substancë që transporton qelizat e kuqe të gjakut dhe, rrjedhimisht, edhe oksigjenin;  lehtëson tretjen, ndihmon metabolizmin të mbajë nën kontroll nivelet e larta të sheqerit, etj.

BIOTINA DHE LËKURA

Biotina ose ndryshe Vitamina B7 nuk arrin dot të krijojë depozita në trup, prandaj ne përiudha te caktuara ajo duhet marrë në formën e kapsulave, sidomos për të parandaluar psoriazën dhe dermatitin seborroik. I njohur ndryshe edhe si ekzema seborroike, ai është një çrregullim i lëkurës që prek skalpin e kokës, fytyrën dhe trupin. Paraqitet si një inflamacion i lëkurës, që shoqërohet me kruajtje dhe skuqje.

BIOTINA DHE FLOKËT

Flokët tuaj duken si mos më keq, ju bien vazhdimisht ose ju këputen sa herë që i krihni? Ndoshta është momenti të shtoni në regjimin tuaj ushqimor ushqime të pasura me biotinë.  Flokët tuaja do të jenë më të forta, më të buta e më voluminoze se kurrë më parë, si dhe s’do të keni probleme më zbokthin. Kjo është arsyeja pse vitamina B7 është pjesë përbërëse e shumë produkteve për flokët.

E dini cilat janë ushqimet më të pasura me vitaminë B7? Ka shumë ushqime që përmbajnë biotinë, ndaj bëni mirë t’i shtoni në regjimin tuaj, si mish viçi, lope,mëshqerre dhe kau; salmoni, veza (e verdha e vezës është një burim i pasur i biotinës), bizelet, thjerrëzat, farat e lulediellit, bananet etj.

ARTIKUJ TE NGJASHEM

  • Javor
  • Mujor
  • Vjetor