Tendencat e fundit te modes 22 Janar 2020

Të gjitha modelet e reja të pranverës 2020; Nga copat me pika dhe deri tek risitë që do të sjellë moda këtë vit

Tendencat e fundit te modes

Trendet e me shumë se 100 sfilatave të modës për  pranverën e 2020, e cila u zhvillua disa muaj më parë, më në fund ka dalë në treg. Tendencat më ndikuese janë shfaqur për publikun e gjërë dhe janë këto të mëposhtmet:

Jaka e diskos: Do të shihni xhaketa të ndryshme me një jakë që do t’ju kujtojë viet 90-ë. Këtë rikthim të modës e ka shfaqur në sfilatë marka Paco Rabanne.

Veshjet e thurura me grep: normalisht janë të ndryshme pak nga të gjysheve që ju vijnë në mendje. Ky lloj trendi është veror dhe jo dimëror ndaj dhe ndryshimi është i dukshëm. Ndërsa industria e modës kërkon mënyra për tu bërë më të qëndrueshëm, ka diçka të veçantë për një “trend” që përqafon një teknikë të ngadaltë dhe të punuar me dorë që mund të kalohet brez pas brezi - la la atë trashëgimi të çmuar të familjes që zgjat përgjithmonë.

Pantallona të shkurtra : Kush vesh pantallona të shkurtra? Shumë prej nesh. Këto modele  u rikthyen në pasarelat për verë pranverën e 2020-ës — nga pantallonat e shkurtra të thurura me grep në Hermes dhe Ferragamo për të vazhduar me ato xhins në Rag & Bone dhe Brandon Maxwell.

Ngjyrat neon: I pamë në pasarelat e dimrit në pallto dhe triko të leshta dhe tani vijnë dhe në atë të pranverë verës 2020 nga Tom Ford tek Christopher John Rogers dhe Courreges.

 

ARTIKUJ TE NGJASHEM

  • Javor
  • Mujor
  • Vjetor