Kategoritë që përfitojnë rritje rroge nga 1 korriku, ja sa do të jetë shtesa
Punonjësit e administratës publike do të përfitojnë rritje të pagës, duke filluar nga 1 Korriku 2024. E ndërsa paga me...
Nga Dhurata Thanasi/Fotografia Armand Habazaj
PËRBËRËSIT PËR 4 PERSONA: 800 g filetë e pastruar mirë (200 g për person), 1 kg patate të vogla cipëholla, 50 g boronica, 200 ml verë e kuqe
kripë, rozmarinë, lëkura e një limoni.
PËRGATITJA E SALCËS SË ROZMARINËS: Grijmë 1 degë rozmarinë të freskët, vetëm gjethet dhe lëkurën e një limoni dhe i përziejmë me gati 100 ml vaj ulliri, duke krijuar një salcë me të cilën do të marinojmë filetat. Ndërkohë, ziejmë patatet, pa i qëruar, për gati 10 minuta në ujë të valuar. I presim në gjysma dhe i marinojmë me pak salcë rozmarine.
PËRGATITJA E MISHIT: Vendosim në zjarr një tigan gize e pasi të jetë nxehur shumë, vendosim filetat që të skuqen nga të gjitha anët. Në të njëjtin tigan hedhim dhe patatet. Pasi të marrin faqe i vendosim të gjitha në një tavë dhe i lëmë të piqen në temperaturën 230 gradë.
PËRGATITJA E SALCËS SË BORONICËS: Grijmë boronicat në grirës. Në një tenxhere (bishtuk) hedhim verën dhe e lëmë të ziejë, derisa thuajse të trashet (shterojë). Shtojmë lëngun e trashë të boronicave dhe e lëmë të ziejë për rreth 4-5 minuta, derisa të trashet pak dhe i hedhim kripë. Nxjerrim filetën dhe patatet nga furra, i rregullojmë në pjatë dhe i hedhim sipër me lugë salcën e boronicave. E zbukurojmë me rozmarinë të freskët dhe peta bajamesh të pjekura.
Punonjësit e administratës publike do të përfitojnë rritje të pagës, duke filluar nga 1 Korriku 2024. E ndërsa paga me...
Vin Diesel po i kërkon një gjyqtari të Los Anxhelosit që të hedhë poshtë padinë e ngacmimit se*sual të ngritur ku...
Çmimi i kakaos është rritur me shpejtësi gjatë muajve të fundit. Një ton kakao të martën arriti vlerën e m...