Reperi me origjinë shqiptare Sin Boy dhunohet live në TikTok
Reperi me origjinë shqiptare, Sin Boy, teksa po performonte “live” në profilin e tij TikTok është dhunuar në mënyr&e...
Gjatë shtatzënisë mund t’ju lindin pyetje nga më të ndryshmet, që deri më atë ditë ndoshta nuk i kishit menduar kurrë. A ka problem nëse i lyej flokët? Po sikur të futem në një vaskë me ujë të ngrohtë? Më poshtë, po ju japim përgjigjet për disa nga pyetjet që hasen më shpesh.Pwrgjigjet janw dhwnw nga ekspertët e klinikës “Mayo”
A duhet ta bëj vaksinën kundër gripit?
Gjatë shtatzënisë është mirë që të vaksinoheni kundër gripit. Në fakt, Qendra për Kontrollin dhe Parandalimin e Sëmundjeve (QKPS) rekomandon se gjatë periudhave të gripit, zakonisht nga muaji nëntor deri në mars, të gjitha gratë shtatzëna duhet të bëjnë vaksinën kundër gripit, me përjashtim të rasteve kur kanë alergji nga veza, apo nëse kanë pasur reaksion nga vaksinat e mëparshme të gripit. Shtatzënia shton lodhjen e zemrës dhe të mushkërive. Gjithashtu, ajo mund të ndikojë edhe në sistemin imunitar. Duke u nisur nga këta faktorë, gripi ju zë shumë lehtë dhe mund të shkaktojë ndërlikime të rënda, si pneumoni dhe probleme në sistemin e frymëmarrjes. Këto probleme mund të parandalohen përmes vaksinës kundër gripit. Bëni kujdes që të kërkoni vaksinën e duhur dhe jo atë që merret nga hundët. Vaksina kundër gripit përmban një virus të fjetur, ndaj është e sigurt si për nënën ashtu edhe për fetusin gjatë gjithë fazave të shtatzënisë. Vaksina që merret përmes një spraji nga hundët, përmban një virus të gjallë. Kësisoj, nuk është e këshillueshme të përdoret gjatë shtatzënisë. Të dyja vaksinat nuk përbëjnë asnjë problem po të përdoren para shtatzënisë, por pasi të bëni vaksinën me spraj nga hundët, nuk duhet të mbeteni shtatzënë për katër javë.
Për sa u përket vaksinave të tjera kundër gripit, ka rekomandime nga më të ndryshmet, si vaksina kundër virusit H1N1 (gripi i derrave), i cili u përhap shumë në vitin 2009. Në përgjithësi, këto vaksina rekomandohen edhe për gratë shtatzëna. Ndërlikimet e gripit të derrave janë më të mëdha gjatë shtatzënisë, por nënat janë një mbrojtje për fetuset, të cilat nuk mund të vaksinohen. Nëse jeni të pasigurta në duhet ta bëni apo jo vaksinën kundër gripit, mundohuni të mblidhni sa më shumë informacione për këtë temë, që në fund të merrni vendimin e duhur. Hyni në faqet e internetit te të cilat keni besim, si Qendra për Kontrollin dhe Parandalimin e Sëmundjeve (QKPS), ose kërkojini mjekut që t’ju rekomandojë ndonjë.
A janë të sigurta vaksinat e tjera?
Disa po dhe disa jo. Krahas vaksinës kundër gripit sezonal, QKPS-ja rekomandon që të bëni vaksinën e tetanosit dhe të difterisë, në rast se nuk e keni bërë në 10 vitet e fundit. Nëse do të udhëtoni jashtë shtetit dhe rrezikoheni të prekeni nga disa infeksione, mjeku mund t’ju rekomandojë të bëni vaksina të tjera, si: vaksinën e hepatitit A, të hepatitit B, të meningokokut apo pneumokokut. Vaksinat që duhet të shmangen gjatë shtatzënisë janë: ajo kundër gripit
Cila është mënyra më e mirë për të trajtuar ftohjen? Nëse ftoheni, do të ndiheni të dërrmuara e krahas kësaj, duke qenë shtatzënë nuk merrni dot as mjekimet e zakonshme që përdoren për këtë, si: shurupet për kollën dhe antihistaminat. Gjithsesi, këto mjekime nuk kanë për t’ju shëruar, ndaj mundohuni të krijoni kushte sa më të rehatshme, ndërsa trupi juaj lufton me sëmundjen që po ju lodh. Më poshtë, po ju japim disa këshilla të dobishme:
* Konsumoni shumë lëngje. Uji, lëngjet e frutave, çaji dhe supat e ngrohta ndihmojnë në zëvendësimin e lëngjeve që kanë humbur gjatë prodhimit të mukozës apo temperaturës.
* Pushoni sa më shumë të mundeni. Ju ndiheni vazhdimisht të lodhura dhe keni nevojë për qetësi dhe pushim.
* Rregulloni temperaturën dhe lagështirën e dhomës. Mbajeni dhomën të ngrohtë, por jo shumë të nxehtë. Nëse ajri është i thatë, një pajisje me avull mund të ndihmojë në krijimin e lagështirës së duhur apo edhe në lehtësimin e kollës. Bëni kujdes që pajisja të jetë e pastër, për të parandaluar zhvillimin e baktereve dhe të mykut.
* Qetësoni fytin. Bëni gargarë me ujë dhe kripë disa herë në ditë ose pini ujë të ngrohtë me limon dhe mjaltë. Kjo ju ndihmon të qetësoni fytin e acaruar dhe kollën.
* Përdorni ujë fiziologjik. Për të lehtësuar rrugët e frymëmarrjes, hidhni disa pika ujë fiziologjik në hundë. Mund ta merrni pa recetë në çdo farmaci, jep menjëherë rezultat, është i sigurt dhe nuk shkakton acarime.
* Përdorni acetaminofen për temperaturën dhe dhimbjet e trupit. Acetaminofeni (Tylenol-i dhe barna të tjerë) janë barna që përdoren për qetësimin e dhimbjeve dhe uljen e temperaturës. Përdorimi i tij gjatë shtatzënisë është i sigurt dhe pa pasoja.
Reperi me origjinë shqiptare, Sin Boy, teksa po performonte “live” në profilin e tij TikTok është dhunuar në mënyr&e...
Pas dasmës së Ilnisës dhe Meritonit, në shtëpinë e BBV3 do të martohet një tjetër çift. Dyshja simpatike R...
Dimitris Kokotas, këngëtari i njohur 56 vjeçar ka pësuar një arrest kardiak pasditen e djeshme dhe tashmë ndodhet nën kuj...