Kategoritë që përfitojnë rritje rroge nga 1 korriku, ja sa do të jetë shtesa
Punonjësit e administratës publike do të përfitojnë rritje të pagës, duke filluar nga 1 Korriku 2024. E ndërsa paga me...
Nga Nevila Xholi/Fotografia Armand Habazaj
Rizoto, ndryshe nga pilafi klasik, është një recetë që mund të jetë po aq e larmishme sa makaronat e salcat e tyre shoqëruese. Nevila sjell sot për kënaqësinë tuaj rizoto me rozmarinë dhe rrush të thatë.
PËRBËRËSIT: 250 g oriz Carnaroli, 200 ml verë të kuqe, 1 lugë gjelle vaj ulliri
1 degë rozmarinë, 30 g fara pishe, 4 lugë gjelle rrush i thatë 450 ml lëng perimesh ose, lëng mishi, kripë dhe piper i zi.
PËRGATITJA: Në një tigan, hedhim vaj ulliri, disa gjethe rozmarinë dhe shtojmë orizin. E kaurdisim derisa të zverdhet pak dhe e shuajmë me verë të kuqe. E trazojmë vazhdimisht, derisa vera të avullojë. Pastaj ulim pak temperaturën, shtojmë 1 garuzhde lëng dhe e trazojmë sërish. Kur ajo thuajse ka avulluar, shtojmë një garuzhde tjetër. Këtë e përsërisim derisa të mbarojmë gjithë lëngun. Në mes të këtij procesi shtojmë rrushin e thatë, gjysmën e sasisë së farave të pishës, disa degëza rozmarine dhe kripë e piper sipas nevojës. Në një tigan tjetër, pjekim pak farat e mbetura të pishës, të cilat i hedhim mbi rizoto përpara se ta shërbejmë.
Punonjësit e administratës publike do të përfitojnë rritje të pagës, duke filluar nga 1 Korriku 2024. E ndërsa paga me...
Vin Diesel po i kërkon një gjyqtari të Los Anxhelosit që të hedhë poshtë padinë e ngacmimit se*sual të ngritur ku...
Çmimi i kakaos është rritur me shpejtësi gjatë muajve të fundit. Një ton kakao të martën arriti vlerën e m...