Kujdesi per trupin 18 Janar 2020

Një ditë SPA në shtëpi; Përse të harxhoni në qendrat estetike, kur me këto produkte mund t'i ofroni vetes një trajtim me 5 yje

Kujdesi per trupin

Pas një jave të lodhshme e të gjatë, gjithçka duam është një fundjavë relaksuese! Një maskë në kushte shtëpie, një trajtim këmbësh apo një banjë e ngrohtë që të na çlodhë muskujt, të na qetësojë e të na falë disa momente vetëm për veten tonë. Duket sikur këto shërbime, mund t’i kemi vetëm në qendrat e specializuara estetike, por kur të njiheni me gamën e gjerë të produkteve SPA-së që marka OLIVOS ofron, nuk do e çoni më ndërmend të shpenzoni, kur në kushte shtëpie mund t’i ofroni vetes një trajtim me 5 YJE.

Më poshtë Living do të listojë të gjitha produktet që mund të përdorni për të përjetuar disa çaste vërtetë fantastike…


Sapuni me pluhurin magjik të zanave mund të përdoret në vaskë dhe përpara seancës së një manikyri apo pedikyri.Me formulën unike dhe përmbajtjen e vajit të ullirit, si çdo produkt tjetër OLIVOS, mbron dhe lëmon lëkurën. Ky sapun në trajtën e pluhurit i shton ujit të gjithë ushqyesit e nevojshëm. Sapuni “Fairy Dust” jo vetëm që pastron thellësisht lëkurën, por eleminon qelizat e vdekura duke e hidratuar lëkurën si asnjë produkt tjetër.

Sapuni me gjethet e bluara të ullirit dhe aromën natyrale të banjës turke është produkti më i mirë që mund të përdorni, nëse doni që efekti të zgjasë në kohë. “Oleuropeina” që gjendet tek ulliri dhe gjethet e tij është mjaft efikase për trajtimin e celulitit, falë vetive rigjeneruese dhe mbrojtëse. E për më tepër masazhimi i lëkurës me këtë sapun përmirëson qarkullimin e gjakut .Doreza e mëndafshtë natyrale e ardhur së fundmi në një set me sapunin, është krijuar posaçërisht për të siguruar kënaqësinë e një masazhi në banjë. Kombinimi i vajit të ullirit 100% ekstra të virgjër dhe gjetheve të ullirit, dhe doreza fërkuese e mëndafshtë, do t’ju ofrojnë përvojën e vërtetë të hamamit tradicional turk.

Sapunët “Olivos SPA” janë formuluar me vaj ulliri ekstra të virgjër dhe mineralet unike për t’ju ofruar përvojën më të mirë të SPA-së në shtëpinë tuaj. Marka OLIVOS vjen me një gamë të gjërë produktesh që kënaqin shijet apo nevojat e çdo klienti.  Zgjedhjet janë të shumta, por më poshtë Living po përmbledh disa nga sapunët më të  mirë të cilët mund t’i bëni pjesë e rutinës suaj, kur dëshironi të largoni stresin, të qetësoheni ,e t’i jepni vetes një trajtime me 5 yje, edhe pse në kushte shtëpie.


Hapni poret e bllokuara me sapunin “Olivos SPA Daphne”. Shijoni një përvojë fantastike, e cila mund t’ju vijë në ndihmë gjatë rutinës së përditshme të larjes, veçanërisht nëse keni një lëkurë të yndyrshme, probleme me aknet dhe alergjitë si irritimi i lëkurës dhe psoriaza.  Me efektin natyral antibakterial të dafinës, ndihmon në kurimin e lëkurave problematike.


I pasuruar me mjaltin dhe vajin e ullirit më cilësor turk, sapuni “Olivos SPA Honeycomb Mineral” ofron hidratimin dhe butësinë më të mirë të lëkurës. Falë vetive anibakteriale, antifungale dhe antioksiduese, mineralet e hojeve të mjaltit shërojnë plagët.


Sapuni “Olivos SPA Olive Leaf” është fantastik në luftimin e infeksioneve, baktereve dhe problemeve të lëkurës. Përveçse një antioksidant i fuqishëm, oleuropeina është një substancë antivirale, antibakteriale dhe antifungale. Parandalon shfaqen e mykut në lëkurë dhe në flokë. Gjethet e ullirit parandalojnë plakjen e parakohshme dhe vdekjen e qelizave, duke përmirësuar kështu paraqitjen e lëkurës.

Mineralet e algave të detit ndihmojnë në largimin e qelizave të vdekura nga lëkura dhe luajnë një rol të rëndësishëm në luftën kundër celulitit, akneve dhe psoriazës. Shijoni në shtëpi përvojën më të mirë të SPA-së me sapunin “Olivos SPA Seaweed” dhe përdoreni në çdo banjë që bëni.

Balta është skrabi më i mirë për lëkurën, sepse largon grimcat e pluhurit nga poret, papastërtitë dhe toksinat, si dhe të gjitha qelizat e vdekura, duke e bërë lëkurën më të shëndetshme. Këtë sapun mund ta përdorni edhe si maskë pastruese fytyre, duke e lënë shkumën në fytyrë rreth pesë minuta. Pastaj shpëlajeni me kujdes. Sapuni “Olivos SPA Mud” pastron në thellësi poret, duke e bërë lëkurën tuaj të mëndafshtë dhe të shndritshme. Ai pastron qelizat e vdekura dhe i jep një pamje të shëndetshme lëkurës. Falë vetisë që ka për të normalizuar nivelin e hidratimit, është i rekomanduar për të gjitha llojet e lëkurave.

Sapuni “Olivos SPA Apricot” pastron me delikatesë lëkurën dhe ju mbështjell me aromën e tij fantastike. Kajsia është e pasur me minerale dhe antioksidues, si dhe ka mjaft përfitime shëndetësore. Është i pasur me kalium dhe vitaminat A dhe E që ndihmojnë në hidratimin e të gjitha llojeve të lëkurave.

Aloe vera përdoret prej vitesh në trajtimet mjekësore dhe të kozmetikës. Ajo ndihmon në nxitjen e qarkullimit të gjakut në kapilarët e lëkurës, vret bakteret dhe hidraton lëkurën.Sapuni “Olivos SPA Aloe Vera” është hidratuesi më i mirë për lëkurën tuaj. Ky sapun, trajton dhe kuron mjaft probleme të lëkurës si psoriaza, duke reduktuar skuqjen, inflamacionin dhe dhimbjet. Qetëson të gjitha acarimet e lëkurës. 

Gjithashtu sapunët e ndryshëm të Olivos Spa Series vijnë edhe në versionin mini, për ta patur sa më të thjeshtë, që t’i keni me vete sa herë që udhëtoni.

Ky plan i thjeshtë dhe praktik SPA-je  në shtëpi, është krijuar për të kënaqur nevojat tuaja të përditshme në banjë përpara se të filloni një ditë të re ose pas një jave të gjatë e të lodhshme

Shënim: Në këtë faqe mund t'i bëni tuajat të gjitha produktet, vetëm me një KLIK

ARTIKUJ TE NGJASHEM

  • Javor
  • Mujor
  • Vjetor