“Ankthi i eliminimit”, Buçko: Mund të dalë edhe Roberti
Një pjesë e fermerëve teksa qëndrojnë në verandën e “Ferma VIP” kanë diskutuar për nominimet dh...
Ndarja nga jeta e aktorit dhe regjisorit Xhevdet Feri ishte një lajm mjaft i hidhur për familjen, miqtë, kolegët si dhe të gjithë dashamirësit e artit që janë rritur me filmat e tij. Me rolet brilante përgjatë karrierës gati 40 vjeçare Xhoda, siç e thërrisnin miqtë, la gjurmë që nuk do të shlyhen lehtë tek të gjithë ata që e njohën nga afër, mbi të gjitha tek dy gratë e jetës së tij: bashkëshortja Rozeta dhe e bija, Bora. Kjo e fundit ka ndarë ditën e djeshme një postim në Facebook, ku ka falënderuar të gjithë miqtë e të atit, si dhe ka falënderuar të gjithë ata që i qëndruan afër Xhodës.
"Dy fjalë në ditën më të zezë të jetës sime dhe të mamit"
1. Falënderime të pafundme dhe mirënjohje të thellë për gjithë ngushëllimet dhe suportin e miqve, dashamirësve dhe gjithë atyre që e kane dashur Xhodë Ferin, qofshin ata të afërm apo të largët. Në pamundësi për t’ju falënderuar një nga një, ju lutem pranoni këto falënderime publike.
2. Falënderime për mediumet e lajmeve që kanë përcjellë me shumë respekt e dashamirësi jetën dhe karrierën e babit, duke pasur mirëkuptimin, por dhe hermetizmin tonë të plotë.
3. Ndjej që duhet të sqaroj arsyen e ndarjes nga jeta të babit, për efekt qartësie të informacionit. Është e vërtetë që ai kishte kaluar një sëmundje të rëndë, të cilën e kishte mposhtur me sukses. Arsyeja fizike pse na la ishte një insuficiencë e rëndë pulmonare, të cilën nuk mundi ta mposhttë. Falënderime për ekipet e Spitalit Amerikan 2 që u përpoqën me gjithë forcat dhe kapacitetet e tyre për ta shpëtuar. I provuam të gjitha, pa pishman!
4. Ndërsa për sa i përket çështjes së homazheve publike…Xhoda shquhej për diskrecion në jetën e vet. Vullneti i tij ishte që dhe në jetën e përtejme t’i rezervohej ky diskrecion. E kuptojmë dhe vlerësojmë që dashamirës të tij janë të dhembur për shkak të largimit te tij, por ne gjykojmë se dhimbja është personale dhe duhet vuajtur si e tillë. Nuk ka të bëjë me arsye zhgënjimi prej sistemit apo politikës - nuk është as rasti dhe as koha për refleksione të tilla. Neve na është shuar drita e diellit mbi shtëpi, nuk mendojmë për perceptime publike apo politike.
Me shumë mirënjohje e përzemërsi !
Një pjesë e fermerëve teksa qëndrojnë në verandën e “Ferma VIP” kanë diskutuar për nominimet dh...
Luna Met'hasani, vajza e gazetarit Defrim Met'hasani ka fituar betejën me tumorin. Lajmin e mirë e ka dhënë vetë Luna, përmes nj...
Mosha bashkë me genet janë një faktor vendimtar në goditjen e ishemisë. Ndonëse këto faktorë janë të pandry...