Shëndeti i gruas 17 Janar 2020

Studimi/ Shumica e grave nuk pendohen pas abortit

Shëndeti i gruas

Pjesa më e madhe e femrave nuk pendohen për vendimin e tyre për të abortuar një fëmijë.

Këtë e thotë një nga studimet më të mëdha të kryera për emocionet e grave pas abortit. Sipas studimit të botuar në revistën “Social Science&Medicine”, vetëm 6% e grave shprehin emocione negative pasi kanë kaluar 5 vjet nga aborti.

Ndërsa shumica e femrave të anketuara kishin emocione pozitive ose nuk kishin asnjë ndjesi lidhur me vendimin e tyre për të kryer abort. Afro gjysma e grave të përfshira në studim thonë se në jetën e tyre nuk e kishin menduar asnjëherë se do të merrnin vendimin për të ndërprerë shtatzaninë.

Ato kanë pohuar se vendimi ishte shumë i vështirë, ndërsa 46% e grave të anketuara e shohin vendimin për abort si aspak të vështirë. Gratë që thoshin se e kishin të vështirë ndërprerjen e shtatëzanisë e që e kanë përjetuar momentin duke ndjerë faj e zemërim, me kalimin e kohës këto ndjenja janë zvogëluar./vizionplus/

ARTIKUJ TE NGJASHEM

  • Javor
  • Mujor
  • Vjetor