Shembja e urës në Baltimore, nxirren nga uji trupat e pajetë të dy burrave; Vijon kërkimi
Pas kërkimit të forcave të shpëtimit në SHBA për njerëzit që ranë në ujë, për shkak të shembj...
Historia e Romeo Teixeira-s, vogëlushit trevjeçar që humbi jetën mbrëmjen e 30 dhjetorit në Leamington,qytet në Mbretërinë e Bashkuar, ka shkaktuar një lumë pakënaqësish në rrjete sociale si dhe nënshkrimin në kohë rekord të 185.000 firmave për denoncimin e mjekëve që ndoqën rastin e tij. Djali i vogël humbi jetën pas një beteje të vështirë me tumorin në tru, sëmundje të cilën mjekët e diagnostikuan gjashtë muaj me vonesë për shkak të neglizhencës së tyre.
Historia e vogëlushit fatkeq nis në janar të vitit 2019, ku filloi të shfaqte edhe problemet e para me përqendrimin dhe refuzonte të hante çdo lloj ushqimi. Mamaja e tij mendoi se i biri ishte prekur nga ndonjë virozë stinore, por situata u përkeqësua kur Romeo pati plot 5 kriza epileptike brenda një muaji. Pasi u shtrua në spital mjekët e diagnostikuan me grip të thjeshtë dhe Romeo u dërgua në shtëpi, akoma pa marrë veten plotësisht derisa në qershor të vitit të kaluar, mjekët dalluan masë tumorale 12 cm që rritej brenda tij.
Babai dhe nëna e djalit, i cili ishte vetëm tre vjeç, pretendojnë se shkaku kryesor i vdekjes së tij ishte diagnoza e gabuar. Babai i tij Leandro, në një prononcim për "The Mirror" thotë: "Një ditë u ktheva nga puna në shtëpi dhe Romeo u përpoq të hidhte një hap dhe menjëherë ra. Në janar 2019, ai pati 5 kriza epilpetike në dy orë, kështu që ne menduam se diçka nuk ishte në rregull, por kurrë nuk e imagjinuam se do ta humbnim aq shpejt. Nëse do të ishte diagnostikuar më parë do të mund të shpëtonte, por fatkeqësisht kimioterapia nuk pati efekt ”.
Pas kërkimit të forcave të shpëtimit në SHBA për njerëzit që ranë në ujë, për shkak të shembj...
Një pjesë e fermerëve teksa qëndrojnë në verandën e “Ferma VIP” kanë diskutuar për nominimet dh...
Luna Met'hasani, vajza e gazetarit Defrim Met'hasani ka fituar betejën me tumorin. Lajmin e mirë e ka dhënë vetë Luna, përmes nj...