Showbiz 14 Janar 2020

"Ka raste që dua ta vras, por në fund ai..." të gjitha vajzat do të gjejnë vetën në këto fjalë të Arbanës

Showbiz

‘’Çfarë ndodh në Las Vegas, mbetet në Las Vegas”, por ajo që po ndodhte mes orëve të gjata të regjistrimit në studio dhe në regji nuk mund të mbahej më e fshehtë, dhe kështu pa pritur e pa kuptuar Arbana Osmani dhe  Eduart Grishaj pranuan publikisht atë që ndoshta bashkëpunëtorët e tyre kishin filluar të dyshonin, ndjenjat. Moderatorja e njohur dhe regjisori i ri u shfaqën bashkë gjatë promovimit të filimit të Grishaj, ku pa shumë zhurmë pranuan se ishin bashkë dhe lumturisht të dashuruar.

Por sigurisht që në lidhjen e tyre, sikundër të gjithësecilit prej nesh, gjërat nuk shkojnë gjithmonë fjollë dhe ka edhe momente të vështira, e herë të pakëndshme aq sa Arbana s'do të mendohej dy herë për ta ''vrarë'' Edin. Moderatoja e njohur ka vendosur t'u përgjigjet ditën e djeshme pyetjeve të ndjekësve të saj në Instagram, ku nuk mund të mungonte kurioziteti për të ditur si është të punosh me të dashurin. Arbana ka treguar: “Mirë është. Ka raste që dua ta vras, ka raste që do të më vrasë, por në fund është i vetmi njeri pa të cilin nuk do të mund ta bëja këtë emision”.

Ndoshta shumë prej jush nuk ndajnë vendin e punës me partnerin, por nuk mund ta mohoni se gjeni veten tek fjalët e Arbanës për të vrarë (jo seriozisht eeee) partnerin sa herë që keni ndonjë përplasje, ose problem.

ARTIKUJ TE NGJASHEM

  • Javor
  • Mujor
  • Vjetor