Showbiz 14 Janar 2020

Miriam Cani bëhet nënë për herë të dytë; Titulli i këngës, frymëzim për emrin e djalit që erdhi sot në jetë

Showbiz

Para një publiku me më shumë se 3000 persona të pranishëm , gjatë koncertit ‘Hapësira e një ëndrre’ mbajtur në Prishtinë Alban Skënderaj dhe Miriam Cani dhanë lajmin e gëzueshëm se do të bëhen prindër për herë të dytë!

E sot , më shumë se një milionë njerëzve ( kjo duke bërë një mbledhje të thjeshtë të fansave nga faqet zyrtare të artistëve në facebook e instagram) u ka dalë para pak minutash fotografia dhe dedikimi  më i bukur, i një mamaje që sapo ka sjellë në jetë Princin e saj.  Miriami është bërë mama për herë të dytë dhe ka zgjedhur emrin më të veçantë për djalin e saj.

Duam, nga emri i këngës me të cilën çifti  kurorëzoi martesën para pak muajsh, ditë e cila përkon me momentin e paharrueshëm kur zbuluan qe Duami kishte nisur rrugën e tij për të ardhur në jetë.

Përmes një fotografia ku duket doçka e bebes  Miriam ka shkruar jo pak rreshta për të ndarë më ndjekësit e saj këtë lajm të gëzueshëm.  Albani gjithashtu ka zgjedhur të ndajë të njëjtën foto dhe fjalë në faqet e tij dhe ne na mbetet t’i urojmë Duamit jetë të gjatë e të lumtur pranë familjes së tij.

 

Mire se erdhe ne jete Duam.
Ne do te duam deri sa fryme me te mos kemi. Ashtu si e do natyra diellin e si e duan yjet qiellin. Gjithmone me shume se dje e me pak se neser. Ndoshta nuk te falim dot nje kurore por ti do jesh perjetesisht Princi jone Duam. Do bejme gjithcka qe eshte ne doren tone qe ti te rritesh me shendet, qe ti te rritesh me dinjitet. Te perqafosh te miren dhe te luftosh padrejtesite. Te jesh tolerant, i duruar por i guximshem dhe i vendosur kur duhet. Te dish nga ke ardhur dhe ku do te shkosh. Te jesh vetvetja dhe gjithmone krenar per veten. Te duash e te te duan.
Eshte detyrim moral ndaj jush qe na keni dhuruar dashuri e keni qene pjese e gezimeve dhe hidherimeve tona te ndajme arsyen pse zgjodhem kete emer edhe pse mund ta imagjinoni.
Duam (pervec se nje fjale e embel, e paster dhe kuptimplot shqipe) vjen nga emri i kenges me te cilen ne kurorezuam martesen tone para pak muajsh, dite e cila perkon me momentin e paharrueshem kur zbuluam qe Duam-i kishte nisur rrugen e tij per te ardhur ne jete. Ishim duke xhiruar klipin dhe duke e kenduar cdo dite ate kenge ndaj e kemi ndjere gjithmone shume edhe si kengen e tij. DU-AM-ELI, edhe inicialet e emrave tane si prinder jane aty ne mes si nje shtylle ku Duam-i dhe motra e tij Ameli mund te mbeshteten gjithmone.

Mire se vjen ne familje biri jone. 
Te DUAM. 

 

ARTIKUJ TE NGJASHEM

  • Javor
  • Mujor
  • Vjetor