Showbiz 14 Janar 2020

Pas 7 vitesh merr propozimin që çdo vajzë ëndërron; Ylli i serialit "Rejan" surprizon të dashurën dhe planifikon dasmën

Showbiz

Seriali televiziv “Rejan” mban aktualisht rekordin për shikueshmëri absolute dhe për numrin më të madh të klikimeve. Pushteti dhe ndikimi i madh i traditave të vendit, pasqyruar në serial ashtu siç ende zbatohen në ditët e sotme, ka tronditur shikuesit në të gjithë botën.

Me një kast të jashtëzakonshëm aktorësh, si Akin Akinözü, Ebru Sahin, Gülçin Santircioglu etj., kjo histori e pazakontë dashurie na ka magjepsur e na ka berë mezi ta presim me padurim nga e hëna në të premte. E nëse protagonist kryesor Mirani, ju ka rrëmbyer zemrën na vjen keq t’ju themi që aktori do i japë fund shumë shpejt beqarisë.

Mediat turke raportojnë se gjatë festave të fundvitit ai i ka propozuar të dashurës me të cilën ka 5 vite i lidhur.

Bjondia bukuroshe, Sandra Pestemalciyan, e ka marrë propozimin romantik në Paris e dasma thuhet se do të mbahet në korrik të këtij viti.

Disa foto të shkrepura nga stafi i Tring i ndodhur në Cannes të Francës kur po zhvillohej “Mipcom” që mblodhi të gjithë yjet e kinematografisë turke!

ARTIKUJ TE NGJASHEM

  • Javor
  • Mujor
  • Vjetor