Ëmbëlsira 13 Janar 2020

Krem qumështi me kadaif, ëmbëlsira që do ju bëjë të lëpini gishtat

Ëmbëlsira

Nga Dhurata Thanasi/Fotografia Armand Habazaj

PËRBËRËSIT: 500 ml qumësht i paskremuar, 50 g miell orizi, 50 g sheqer, 2 lugë gjelle mjaltë kadaif, 80 g gjalpë i shkrirë, vanilje.
PËRBËRËSIT PËR KARAMELIN: 150 g sheqer, 50 ml ujë dhe 3 pika lëng limoni.

PËRGATITJA: Në një tenxhere, hedhim një pjesë të qumështit, sheqerin dhe vaniljen dhe i vëmë të ziejnë. Shtojmë mjaltin dhe më pas miellin e orizit,
duke e trazuar, që të mos formohen kokrriza. Vazhdojmë zierjen, duke e trazuar masën derisa të trashet. Në një tas, shtrojmë një shtresë krem qumështi që sapo e përgatitëm, pastaj pak kadaif të pjekur dhe pak gjalpë të shkrirë. E përsëritim të njëjtën procedurë edhe për një shtresë tjetër. Ndërkohë, hedhim në një enë sheqerin dhe ujin, që të bëjmë karamelin. I vendosim në zjarr, derisa masa të marrë ngjyrën kafe. Më pas, e hedhim mbi tasat e mbushur me krem qumështi dhe kadaif. E shërbejmë të ftohtë.

ARTIKUJ TE NGJASHEM

  • Javor
  • Mujor
  • Vjetor