Aktualitet 13 Janar 2020

Vonesat dhe turma e njerëzve ta shpifin, por njësoj ta shpif trafiku edhe kur ke një makinë; Gëzimet e vogla kur merr autobusin

Aktualitet

 Arsyet që sjellin buzëqeshje te ata që përdorin autobusin.

1.       Mbasi ke pritur autobusin për të paktën 10-15 min, kur e sheh që është duke ardhur,  gëzohesh aq shumë, sikur takon një mik të vjetër.

2.       E ku ka krenari më të madhe, kur ti qëndron në balancë, pa u mbështetur të dikush ose pa prekur me dorë ndonjë mbajtëse metali,  që të bën të kalosh kthimin në shtëpi,  duke menduar për sasinë e mikrobeve që ka aty.

3.       Kur autobusi është dëng, si  një kuti me sardele, ndihesh krenar që je pjesë e një shoqërie funksionale dhe të zhvilluar.

4.       Kur  je gati afër stacionit që do zbresësh dhe dera hapet në momentin që dëshiron, duke të dhuruar lirinë dhe duke të bërë të ndihesh si magjistar. “Hapu Sezame”.

5.       Ajo ndjenja brilante dhe euforike, kur sheh një vend bosh, ose edhe më mirë, dy vende bosh pranë njëri-tjetrit. Një për ty dhe një për çantat.

6.       Kur pranë sheshit 21, sheh rradhën e makinave, dhe je i lumtur që nuk ke makinë, edhe se në të vërtetë nuk je.

7.       Koha që kalon në autobus nuk është boshe, mjafton pak fantazi. Meditim, lexim, mendime filozofiko-politike janë disa aktivitete që mund të kryesh me sukses.

8.       Ke uri ? Mos u shqetëso fare, sepse afër çdo stacioni të autobusit, sidomos Kinostudio-Kombinat ndodhet një kioskë me byreqe, apo qofte aka kërnacka.

9.       Je gjithmonë  befasuar me sa njerëz mund të njohësh në autobus apo me  sa mundësi të dhuron jeta për të qenë i mirë dhe dobishëm. Liroi vendin asaj gruas ndërkohë.

10.    Aromat dhe erërat në autobus të bëjnë të mendosh që jeta jote në fakt nuk është aq e keqe, sepse ti fundja vetëm rrugën e punës bën me autobus, thjeshtë për të balancuar shpenzimet. Nga Zhaklin Lekatari

ARTIKUJ TE NGJASHEM

  • Javor
  • Mujor
  • Vjetor