Marredhenia ne çift 13 Janar 2020

Si të njohim një burrë që tradhton vetëm duke e parë në fytyrë

Marredhenia ne çift

Më në fund vjen një përgjigje falë së cilës mund ta vëmë kokën rehat në jastëk. Një studim i botuar në Royal Society ka treguar që gratë mund të vlerësojnë probabilitetin e pabesisë së burrave thjesht duke parë një foto.

Një grupi prej 1.500 personash me origjinë kaukaziane iu kërkua të shihte fotot e 189 adultëve kaukazianë, 100 burra, 89 gra. Atyre iu kërkua të vlerësonin nëse personi në foto kishte qenë jobesnik në marrëdhëniet e kaluara. Studiuesit pastaj ekzaminuan saktësinë e përgjigjeve të tyre.

Studimi shfaqi rezultatet si më poshtë:

'Gjetëm një saktësi të paparashikuar në gjykimet mashkullore për mungesë të mundshme besnikërie për të njëjtin seks, pra burrat për burrat,  por jo burrat për gratë. Në të njëjtën kohë, gratë u treguan më të sakta në zbulimin e tradhtisë kur analizuan burrat dhe më pak të afta kur kishte gra të tjera në skenar.

Si përmbledhje, si burrat ashtu edhe gratë kanë shfaqur saktësi mbi mesatare në njohjen e tradhtarëve të mundshëm, por vetëm për fytyrat e burrave dhe jo të grave".

Me fjalë të tjera, si burrat ashtu dhe gratë, arrijnë që me një shikim të thjeshtë të kuptojnë nëse ka gjasa që një burrë të tradhtojë.

Si të njohim fytyrën e një tradhtari serial

Studiuesit kanë shpjeguar se pjesmarrësit në studim përqendroheshin në 'mashkulloritetin e fytyrës' për të gjykuar mungesën e besnikërisë së burrave në foto.

Sipas studiuesve, mashkulloriteti i fytyrës është një 'sinjal i konsoliduar që tregon prirjen për të përshtatur strategji afatshkurtra të çiftëzimit".

Me fjalë të tjera, burrat me linja shumë të theksuara të fytyrës kanë më shumë gjasa të konsiderohen jobesnikë.

Dhe në fakt rezultoi vërtet ashtu: këta burra në të vërtetë kishin raportuar se kishin tradhtuar.

Por cilat tipare të meshkujve u morën parasysh në studim? Vetulla të trasha, nofull e definuar dhe buzë të holla.

Megjithatë, studiuesit kanë vënë në dukej se rezultatet janë modeste dhe bazohen në një kampion shumë të kufizuar të njerëzve. Kështu, gra të dashura, nëse ju burri juaj i ka të gjitha karakteristikat e mësipërme, mos u frikësoni: ndiqni instinktin tuaj, por mos i mbështesni vendimet tuaja vetëm në tiparet e fytyrës.

 

ARTIKUJ TE NGJASHEM

  • Javor
  • Mujor
  • Vjetor