Pjata kryesore 12 Janar 2020

Mish me thjerrëza; receta ideale për një të dielë me miq

Pjata kryesore

NGA: DHURATA THANASI
FOTOGRAFIA: ARMAND HABAZAJ

PËRBËRËSIT:

1 tufë majdanoz

4 lugë vaj ulliri,

ekstra i virgjër

2 qepë

4 thelpinj hudhër

2 litra lëng

perimesh

400 g tul domatesh

të grira me rende

400 g thjerrëza të

thata

kripë e imët

 

PËRGATITJA:

Në përgjithësi kotekinoja është i mbuluar hermetikisht me letër të trashë alumini. Përpara se ta fusim në një tenxhere të mbushur me ujë, shpojmë qesen e aluminit në vende tëndryshme, që të dalë yndyra e të mos na prishet gjatë gatimit. E mbështjellim sërish me letër alumini dhe e lidhim me një spango, që të mos shpërbëhet gjatë gatimit. Kotekinon e fusim në një tenxhere të gjerë dhe e mbulojmë plotësisht me ujë. I vëmë kapakun dhe e lëmë të ziejë në zjarr të fortë. Pasi të vlojë, ulim nxehtësinë, që të  gatuhet ngadalë, për gati dy orë. Pas kësaj kohe e lëmë të pushojë për njëzet minuta, para se ta shërbejmë. Ndërkohë, përgatisim thjerrëzat. Lajmë majdanozin dhe i marrim vetëm gjethet, të cilat i presim imët. Vendosim një tigan në nxehtësi mesatare, hedhim vaj e më pas qepën të grirë imët dhe hudhrat.

I kaurdisim derisa të karamelizohen. Shtojmë 2-3 lugë gjelle lëng perimesh dhe e lëmë të ziejë për rreth 4-5 minuta. Pas kësaj kohe shtojmë kripë dhe tulin e domateve dhe vazhdojmë zierjen edhe 3-4 minuta të tjera. Më pas shtojmë thjerrëzat dhe një lugë gjelle majdanoz dhe i lëmë të ziejnë sërish. Pak më vonë hedhim prapë lëng perimesh të nxehtë dhe një majë luge kripë. Ulim nxehtësinë dhe i gatuajmë thjerrëzat edhe 40 minuta, duke i përzier herë pas here.

Gjatë gatimit heqim hudhrat. Pasi të ketë mbaruar koha e gatimit, thjerrëzat duhet të jenë shumë të buta. Gatimi i tyre mund të zgjasë deri në një orë. Nxirrni kotekinon nga letra e aluminit dhe priteni në feta të trasha rreth 1 cm. Vendosini copat e tij në qendër të një pjatance. Anash vendosim thjerrëzat dhe pak pure patatesh të aromatizuar me kopër.

 

ARTIKUJ TE NGJASHEM

  • Javor
  • Mujor
  • Vjetor