Ëmbëlsira 12 Janar 2020

Ëmbëlsirë e shpejtë dhe e shijshme; Sallam çokollate për një të dielë të ëmbël

Ëmbëlsira

NGA: DHURATA THANASI
FOTOGRAFIA: ARMAND HABAZAJ

 

PËRBËRËSIT:

250 g çokollatë e zezë, cilësore (70%  solide kakao) e copëtuar 250 g biskota çaji 100 g gjalpë i butë, I paskremuar 150 g sheqer pluhur 3 vezë të mëdha 2 lugë gjelle liker amareto 2 lugë pluhur kakaoje 75 g bajame të copëtuara trashë75 g lajthi të copëtuara trashë 50 g fëstëkë të

Thërrmuar 2 lugë sheqer pluhur, për lyerjen e

sallamit në fund

PËRBËRËSIT:

1 tufë majdanoz

4 lugë vaj ulliri,

ekstra i virgjër

2 qepë

4 thelpinj hudhër

2 litra lëng

perimesh

400 g tul domatesh

të grira me rende

400 g thjerrëza të

thata

kripë e imët

PËRGATITJA:

Shkrijmë çokollatën në mikrovalë ose në banjëmari, derisa të zbutet. Ndërkohë, vendosim biskotat në një qese të madhe dhe të lidhur mirë në grykë dhe i shtypim me petës, që të thërrmohen trashë. Pasi çokollata të jetë shkrirë, e vendosim në një vend të ftohtë (jo frigorifer) që të ftohet. Rrahim në mikser gjalpin dhe sheqerin. Për këtë përdorim një tas të madh dhe sigurohemi që përzierja të jetë e butë.

Me një pirun, rrahim një nga një vezët. Shtojmë aty likerin e amaretos. Mbi çokollatën e ftohur sitim kakaon me një sitë të vogël ose sitë çaji dhe me një spatul gome I përziejmë mirë. Më pas, këtë masë ua hedhim vezëve. Kur të kemi përftuar një përzierje të butë dhe homogjene, hedhim fëstëkët, bajamet e copëtuara dhe biskotat e grimcuara.

I përziejmë përbërësit dhe sigurohemi që gjithçka të jetë mbuluar me çokollatë. Më pas e fusim në frigorifer për rreth 20-30 minuta. Nuk e lëmë më gjatë, se mezi punohet. Shtrojmë masën mbi një sipërfaqe të thatë dhe e ndajmë në pjesë të barabarta me gramaturë sipas dëshirës. Formojmë sallame me gjatësi të njëjtë dhe të ngjeshura mirë. I pluhurosim me sheqer pluhur ose kakao të zezë, sipas dëshirës! Në fund, e mbështjellim me letër kafe dhe e ruajmë në frigorifer, por jo në ngrirje.

ARTIKUJ TE NGJASHEM

  • Javor
  • Mujor
  • Vjetor