Kujdesi per trupin 11 Janar 2020

Flet nutricionistja "Këto janë 3 gjërat që duhet të bëni për t'u rikthyer në formë pas festave"

Kujdesi per trupin

Në ndryshim nga muajt e tjerë janari nuk është vetëm më i gjati (të paktën kështu na duket gjithmonë pas festave) apo më i ftohti, por edhe më i vështiri nga ana psikologjike, sidomos pas përballjes me peshoren. Bakllavaja, sallata ruse, mishi dhe përsheshi kanë bërë punën e tyre dhe ky është momenti ideal për të humbur kilogramët e fituar. Për shumëkënd janari është muaji i premtimeve të mëdha dhe rënia  nga pesha është një prej tyre. Por e dini cilat janë tre gjërat që duhet të bëni nëse doni vërtetë të jeni në formë dhe t’u thoni lamtumirë palave të barkut? Mjekja nutricioniste dhe biologe Laura Coluccio ua shpjegon si më poshtë:

1.MJAFT SHPIKËT DIETA: Nëse në listën e dëshirave dhe qëllimeve për 2020-n keni futur edhe ndjekjen e ndonjë diete, bëni mirë të zgjdhni atë që i përshtatet nevojave tuaja dhe të mos shpikni regjime ushqimore të çuditshme, duke hequr e duke shtuar ushqime sipas dëshirës.

2.MERRUNI ME AKTIVITET: Të ushqehesh në mënyrë të shëndetshme duhet të jetë jo një qëllim sa për një muaj, por një mënyrë të jetuari. Mirëpo nuk mund të mos harroni edhe aktivitetin fizik, i cili i kombinuar me një regjim të pasur jep rezultatet që dëshironi. Mendoni se palestra është e lodhshme dhe se vrapi nuk bën për ju? Atëherë filloni me ecjen, bëni ushtrime të ndryshme nga Youtube dhe Instagram, gjeni çdo mundësi për të lëvizur dhe për të mos qenë pasive.

3.PINI SA MË SHUMË UJË: Rreth 70% e trupit të njeriut përbëhet nga uji, kështu që e merrni me mend sa i rëndësishëm është ai për organizmin, sidomos për të ndihmuar mëlçinë dhe veshkat të përshpejtojnë nxjerrjen jashtë të toksinave. Mjekja italiane këshillon të pini nga 2 deri në 3 litra në ditë. Evitoni në maksimum pijet me gaze, pijet me sheqer industrial dhe alkoolin.

ARTIKUJ TE NGJASHEM

  • Javor
  • Mujor
  • Vjetor