Kategoritë që përfitojnë rritje rroge nga 1 korriku, ja sa do të jetë shtesa
Punonjësit e administratës publike do të përfitojnë rritje të pagës, duke filluar nga 1 Korriku 2024. E ndërsa paga me...
Nga Dhurata Thanasi/Fotografia Armand Habazaj
PËRBËRËSIT:
500 g kungull dimërak, i qëruar dhe i prerë në copa kubike
2 lugë gjelle vaj ulliri
1 qepë mesatare
1 lugë kafeje qimnon
spec djegës, kripë
250 g qiqra të ziera
700 ml ujë
250 ml qumësht kokosi
PËRGATITJA: Në një tenxhere me 1 lugë gjelle vaj ulliri, hedhim kungullin dhe e kaurdisim mirë. E mbyllim tenxheren me kapak dhe e lëmë 3-4 minuta. Në një tigan hedhim 1 lugë vaj ulliri dhe qepët, të cilat i kaurdisim derisa të bëhen të tejdukshme. Shtojmë qimnon, spec djegës, kripë dhe piper dhe i përziejmë mirë. Aty ku kemi kungullin, shtojmë qiqrat, lëng të ngrohtë perimesh dhe i lëmë të ziejnë për rreth 20-30 minuta, derisa shijet të përzihen mirë. Më pas e heqim përzierjen nga tenxherja dhe e lëmë të ftohet. Pas kësaj kohe shtojmë qumështin e arrës së kokosit dhe e kalojmë gjithë masën në mikser, derisa të bëhet kremoze. Supën mund ta zbukurojmë me majdanoz të grirë dhe qumësht kokosi. E shërbejmë të ngrohtë.
Punonjësit e administratës publike do të përfitojnë rritje të pagës, duke filluar nga 1 Korriku 2024. E ndërsa paga me...
Vin Diesel po i kërkon një gjyqtari të Los Anxhelosit që të hedhë poshtë padinë e ngacmimit se*sual të ngritur ku...
Çmimi i kakaos është rritur me shpejtësi gjatë muajve të fundit. Një ton kakao të martën arriti vlerën e m...