Dy tërmete të fortë në Greqi, 5.2 dhe 5.7 të shkallës Rihter
Në orët e para të mëngjesit të sotëm shteti fqinj, Greqia është goditur nga dy tërmete të njepasnj&eum...
Nga DHURATA THANASI/Fotografia ARMAND HABAZAJ
Zonjat gjirokastrite shquhen për gatimet e tyre speciale e prej shekujsh kanë mahnitur këdo vizitor të huaj e vendas, miq e mysafirë kur shtronin sofrën plot gatime tradicionale. Të përgatitura në mënyrë perfekte, me masat e sasitë e duhura, me produktet më të freskëta e më të shijshme, çdo pjatë e gatuar prej tyre të mahnit me shijen dhe aromën e saj. Sot kemi zgjedhur t'ju sjellim një prej recetave të tyre më të njohura, qifqitë të njohura ndryshe si qoftet me oriz.
PËRBËRËSIT: 500 g oriz (ose dy gota uji), 4 vezë, një dorë nenexhik (dhiozmë), piper i zi sipas dëshirës, kripë dhe vaj ulliri.
PËRGATITJA: Vendosim në zjarr një enë me ujë (ku do të ziejmë orizin), hedhim kripë dhe e lëmë të marrë valë. Pastaj shtojmë orizin dhe e lëmë të ziejë për rreth 12 deri 15 minuta. Pas kësaj, e lëmë të ftohet pak. Ndërkohë, në një enë fillojmë të rrahim vezët. Po aty, shtojmë piperin e zi, nenexhikun dhe orizin dhe i përziejmë me kujdes, që përbërësit të lidhen me njëri-tjetrin. Vendosim në zjarr tiganin me gropëza (i posaçëm për qifqi) dhe i mbushim ato me vaj ulliri. Pasi ai të jetë nxehur, formojmë me duar një gjysmë topthi qoftesh orizi dhe shtojmë një copë djathi të njomë, të cilin e mbulojmë me pjesën tjetër të brumit prej orizi dhe krijojmë një topth të plotë. Kështu veprojmë në vazhdim dhe topthat i vendosim për t’i skuqur në gropëzat e tiganit. Pas njëfarë kohe, i kthejmë nga ana tjetër. Pasi të kenë marrë ngjyrë, i heqim nga zjarri, i vendosim në një pjatë të cekët dhe i spërkatim me pak tarator të aromatizuar me kopër.
Në orët e para të mëngjesit të sotëm shteti fqinj, Greqia është goditur nga dy tërmete të njepasnj&eum...
Mbremjen e sotme, Valeri ka treguar me një pjesë të fermerëve fillimin e tij në fushën e modelingut. Valeri shprehet se g...
Punonjësit e administratës publike do të përfitojnë rritje të pagës, duke filluar nga 1 Korriku 2024. E ndërsa paga me...