Personazh 10 Janar 2020

"Po u mora me një, duhet të merrem me të gjithë" ç'ka për t'u thënë Geti gojëve të liga që thonë se ndalon Marinën të punojë

Personazh

Nga Zhaklin Lekatari

Getoar Selimi ose Ghetto Geasy, siç e njohin të gjithë dashamirësit dhe fansat e tij, është hip-hop artisti më i dashur i trojeve shqiptare. Nëse ka diçka për të cilën ne, por dhe antagonistët e tij, duhet ta falënderojmë Getin, është kapitalizimi apo utilitarizmi që diti të zhvillojë. Pra, muzikë e re, e panjohur, e konvertuar në fitime të vërteta. Një treg i ri, për qindra artistë, kur përdoren veshjet e gjera, tekstet ngacmuese dhe video sensuale.

Kam pasur fatin ta njoh Getin prej më shumë se një dekade, por intervista me të ishte e vështirë. Ai është jo vetëm shumë i angazhuar, por shumë i apasionuar dhe detajit në çdo punë apo projekt që realizon. Suksesi i tij 22-vjeçar në zenitin e VIP-ave shqiptarë, është plotësisht i merituar, i fituar me djersë, pasion dhe shumë dashuri, prandaj jam e lumtur që këtë rrëfim për suksesin, jetën, muzikën, dashurinë dhe pasionet e veta, ai e ndau me Living.

Ndërkohë që intervistën e plotë e lexoni në revistën Living, më poshtë gjeni të shkëputur një pjesë! 

Sa vjet u bënë që je në Shqipëri?

U bënë gati 6 vjet. kam qenë përherë shumë i lidhur me Shqipërinë me punë, koncerte, muzikë. megjithatë, para 6 vjetësh, bashkë me dy shokët e mi, pas disa kohësh pushimesh në Itali, vendosëm të jetonim të paktën një vit në Shqipëri. Kisha nevojë për ndryshim, në atë kohë isha më i lidhur me punën këtu, kështu që morëm disa instrumente dhe një shtëpi të madhe. Pastaj ndodhi që u njoha me Marinën dhe ngela këtu pak më gjatë, por për mua është njësoj. Ka raste kur në tekstet e mia përdor metafora, por edhe të vërteta. Për shembull kur them: “Jam qytetar i globit”, kjo sepse për mua gjithë globi është njësoj. Mund të jetoj kudo, nuk ka rëndësi vendi.

Po bashkimi i dy familjeve, si ka ndodhur?

Çdo gjë ka ardhur natyrshëm. Me përjashtim të disa adeteve apo shprehive, që janë ndryshe te ne dhe ndryshe këtu, gjërat e tjera kanë shkuar normal. Ndoshta në fillimet tona kemi pasur keqkuptime në fjalor, në mimika, por me kalimin e kohës jemi mësuar. Më ka ndihmuar fakti që unë e kuptoja shumë mirë dialektin toskë dhe shprehesha më pastër. Shpesh kam bërë dhe rolin e përkthyesit.

Si të priti një familje me vajza dhe gra të bukura e të suksesshme?

Marrëdhënien më të afërt e kam pasur me Luanën, kryesisht për shkak të punës. Të dyja i kam njohur njëkohësisht, por me Luanën kam pasur më shumë komunikim dhe e kam ngacmuar për Marinën. Por çdo gjë ka ardhur natyrshëm dhe ngadalë. Si unë edhe Marina, kemi punuar që fare të rinj, kemi qenë të pavarur dhe i kemi marrë vetë vendimet. Edhe tani, kemi vendosur bashkë ku do të shkojmë, çfarë do të bëjmë, ku do të jetojmë. Por për të dy ne është njësoj, si të jemi këtu, si të jemi në Kosovë. E rëndësishme është puna dhe të jemi ku ka nevojë ajo.

 
 
 
 
 
View this post on Instagram
 
 
 
 
 
 
 
 
 

 

A post shared by GETOAR SELIMI (@ghettogeasy) on

A keni menduar ta zgjeroni familjen, apo dhe kjo do të vijë natyrshëm, ashtu si çdo hap tjetër që ti hedh?

Padyshim që të gjithë krijojnë familje, prandaj dhe njerëzit martohen, por gjërat vijnë në kohën e duhur.

Çfarë mendoje kur lexoje tituj artikujsh si: “Geti nuk do që Marina të punojë”?

Gjithë jetën më ka shoqëruar problemi i pamjes sime të jashtme, njerëzit më paragjykojnë sepse ju dukem shumë i ashpër, xheloz, agresiv. Në fakt kur i lexonim ato, unë dhe Marina kemi qeshur, sepse e dimë se sa e kam përkrahur në punë dhe jo vetëm, por në çdo gjë, sikurse bën dhe ajo me mua. Pastaj, kur e njoha unë Marina ishte figurë televizive dhe ato fjalë kanë qenë të tepruara. Kurse unë jam një tip, që jo për këtë, por dhe për lajme të tjera nuk kam dalë ndonjëherë të flas. Jam indiferent. Nuk flas as mirë e as keq dhe mendoj se kjo është arma më e fortë. Po u mora me një, duhet të merrem me të gjithë. Nëse diçka e kalon kufirin, e injoroj plotësisht; këtë gjë ju them dhe administratorëve të faqeve të mia.

 
 
 
 
 
View this post on Instagram
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 

A post shared by GETOAR SELIMI (@ghettogeasy) on

Je i kënaqur me veten apo je kritiku më i madh i vetes?

Gjithmonë kërkoj më shumë dhe nëse do të vijë çasti kur të jem i kënaqur me veten, do të thotë se i kam punët keq. Sepse nga vetë natyra, njeriu kërkon gjithmonë më shumë. Gjithsesi, jam i kënaqur që nuk kam rënë kurrë pre e provokimeve të askujt, sepse sado profesionist qofsh, këto gjëra të nervozojnë. Nëse ndodh që dikush të shpërthejë, kam vendosur që ta hedh pas krahëve. Sidomos në aspektin profesional. Jam në skenë që në vitin ‘96 dhe i njoh pothuajse të gjithë artistët, që në hapat tyre të parë dhe nëse flas, kam çfarë them. Për shembull, nëse njerëzit pëlqejnë dikë që ka kopjuar tekstin, muzikën, sjelljen, lëvizjet apo veshjet e dikujt tjetër, pse duhet të dalë unë e të them që kjo është e gabuar? Parë kështu, as unë nuk duhej të kisha bërë muzikë sot, po të dëgjoja mendimin e të tjerëve. Tani jam duke realizuar një album me Majkun dhe kur mblidhemi me grupin e dimë mirë se ç’na pëlqen neve, publikut të gjerë, apo edhe një pjese më të ngushtë. Një këngë e dimë që nuk do transmetohet në radio, sepse ka një shprehje të caktuar, apo një tjetër do të dëgjohet shumë; ne e nxjerrim se kemi dhe target tjetër. Duhet të kesh intuitë në këtë drejtim, që të kesh sukses. Pra, nëse je artist i kohës duhet të jesh i vlerësuar edhe ana financiare edhe nga ajo artistike. Të ndara nuk kanë kuptim. Nga ta dimë që një piktor ka vlera, kur ai nuk shet asnjë pikturë?

 
 
 
 
 
View this post on Instagram
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 

A post shared by GETOAR SELIMI (@ghettogeasy) on

ARTIKUJ TE NGJASHEM

  • Javor
  • Mujor
  • Vjetor