Tendencat e fundit te modes 10 Janar 2020

Dhe fëmijët ndjekin modën; Palltot pardesy, tendenca e 2020 që solli sfilata e Mimi Memiaj

Tendencat e fundit te modes

NGA: SANTANA ÇOMORA

FOTOGRAFIA: EUKLIT VANGJELI

Koleksioni për fëmijë “Dimër 2020” në Albania Fashion Kids, që u prezantua gjatë këtyre ditëve, u karakterizua nga stili i palltove pardesy me linja klasike ushtarake. Ky stil ishte gjetja e këtij viti, si një veshje e lehtë kundër ujit dhe lagështirës, funksionale për tri stinë (dimër, vjeshtë, pranverë), duke u mbështetur fort te linjat dhe detajet e veshjeve ushtarake të viteve 1920, si spaletat, butonat metalikë vintazh, modeli dopio buton apo jakat e ngritura ushtarake me bazament.

Stili i palltos ushtarake ka qenë prej vitesh një frymëzim për shumë marka të njohura në botë, si “Burberry”,që vazhdon të jetë një udhëheqës në prodhimin e palltove me këtë stil për meshkuj, femra dhe fëmijë. Dikur, kjo pallto pardesy ka qenë e kufizuar në ngjyrat e sigurta të kamuflazhit: kaki, bezhë dhe e zezë, por sot, disenjatorët e kanë çuar fantazinë e tyre më larg, duke u argëtuar me këtë stil klasik ushtarak e duke na sjellë linja korrekte, prerje të sakta gjeometrike, si në kapakët e xhepave, këndet e jakës, spaletat drejtkëndëshe apo palosjetsipas kutive të tekstilit.

Këto modele pardesysh, të sjella me mjeshtëri nga stilistja Mimi Memiaj në Albania Fashion Kids 2020, sollën variacione avangardë, si në stil, ashtu edhe në dizajn. Mesazhi që ka dashur tëpërcjellë ajo, është se stili i palltos dhe pardesysë ushtarake ka rezistuar për dekada, dhe tani mund të shihet si një nga veshjet më të dashura për fëmijë dhe më ikonike të shpikura ndonjëherë. Sado tërheqës të jenë dizajnët përfëmijë, sot apo edhe të ardhmen, origjina e palltos ushtarake nuk duhet të harrohet për rëndësinë dhe kauzën origjinale që mbart në historinë e veshjeve përgjatë një shekulli e më tepër.

ARTIKUJ TE NGJASHEM

  • Javor
  • Mujor
  • Vjetor