Personazh 9 Janar 2020

4 vite më parë, një 17 vjeçare plot ëndrra e pasione, sot Cindy Marina një nga 20 vajzat më bukura në botë

Personazh

Deri para pak kohësh emri Cindy Marina mund të mos tingëllonte fort i njohur, për shumë prej jush, por sot bukuroshen 21 vjeçare e njeh e gjitha bota (dhe këtë nuk e themi në mënyrën figurative)

Cindy Marina e veshur nga Ema Savahl (2016)

Bukuroshja me origjinë nga Shkodra përfaqësoi Shqipërinë në Miss Univers 2019 dhe u rendit si një ndër 20 vajzat më të bukura në kompeticionin më të rëndësishëm të bukurisë në botë.

 
 
 
 
 
View this post on Instagram
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 

A post shared by Cindy Marina (@cindymarinaa) on

Por marrëdhënia e Cindyt me Living, është më e hershme. Katër vite më parë kur kryeredaktorja e modës në Living, Santana Çomora solli bashkëpunimin e stilistes shqiptare me famë ndërkombëtare Ema Savahl me Cindyn asokohe vetëm 17 vjeç.

Koleksioni i Ema Savahl (2016) Modele Cindy Marina

Në qershor të vitit 2016, Cindy erdhi për herë të parë në Shqipëri vetëm për të dhënë kontributin e saj për kombëtaren e femrave,  për të përfaqësuar denjësisht ngjyrat kuq e zi në Kampionatin Europian të Volejbollit, që u zhvillua në qytetin e Durrësit. E rritur me dashurinë për lojën në skuadër, nga dy prindër volejbollistë, Cindy u shndërrua në një profesioniste në fushë, por pa harruar pasionin e saj.  

“Volejbolli është jeta ime, ndërsa moda është pasioni që duhet ushqyer çdo ditë”,

Ndonëse ka lindur dhe është rritur në Kaliforni, Shqipëria ka qenë gjithmonë pjesë e saj ! “Prindërit ma kanë ushqyer dashurinë për këtë vend dhe më kanë folur shumë rreth njerëzve dhe vendeve ku ata kanë jetuar. Më kanë rrëfyer për vendlindjen e tyre, Shkodrën, për kalanë e Rozafës, për liqenin dhe plazhet e mrekullueshme të Shqipërisë. Gjëja më e rëndësishme për mua, është familja. Jemi shumë të lidhur me njëri tjetrin” do të shprehej Cindy për revistën Living para katër vitesh.

 
 
 
 
View this post on Instagram
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 

A post shared by Cindy Marina (@cindymarinaa) on

“Sporti është po aq i bukur, sa dhe bota e modës. Disiplina dhe pasioni janë dy gjëra të rëndësishme që do t’i shërbejnë shtatëmbëdhjetëvjeçares në rrugën e jetës. Ende nuk e dimë se ku do të shkëlqejë më shumë, por dimë që me pasion dhe punë arrihet gjithçka, dhe Cindy i zotëron më së miri këto dy cilësi” kështu do e mbyllte shkrimin Santana Çomora në 2016 dhe sot pas katër vitesh jemi krenarë të shohim se si një nga vajzat më të bukura shqiptare po zhvillon pasionet e saj, përfaqëson Shqipërinë denjësisht dhe është aktivisht pjesëmarrëse në kauza të ndryshme që përfshijnë të rinjtë. 

 
 
 
 
 
View this post on Instagram
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 

A post shared by Cindy Marina (@cindymarinaa) on

 

 

ARTIKUJ TE NGJASHEM

  • Javor
  • Mujor
  • Vjetor