Keshilla mode 7 Janar 2020

5 truket e stilistëve që këmbët tuaja të duken më të gjata dhe elegante

Keshilla mode

Këmbët më të gjata në botë janë më shumë se 132.8 cm dhe këto i ka një vajzë ruse me emrin Ekaterina Lisina.  Sigurisht që është e pamundur të marrësh këto rezultate me ndonjë teknikë. Por të paktën ju mund të krijoni iluzionin se këmbët tuaja duken më të gjata sesa janë në të vërtetë. Dhe më poshtë ka disa truket që do t'ju ndihmojnë.

Këpucët: duhet të përdorni këpucë që nuk e mbulojnë kyçin tuaj, mundësisht fundi i këpucëve të jetë sa me larg kyçit të këmbëve.

Pantallonat: duhet të vishni pantallona që mbulojnë kyçin e këmbës. Nëse pantallonat janë të shkurtra dhe zbulojnë fundin e këmbës do t’ju tregojnë më të shkurtër.

Bluzat: duhet t’i mbani gjithnjë brenda pantallonave në këtë mënyrë këmbët tuaja do të duken më të gjata.

Zgjidhni gjithnjë veshje të cilat i kanë vijat vertikale dhe jo horizontale. Këto të fundit përveçse do t’ju tregojnë më  të shkurtër gjithashtu ju tregojnë më të shëndoshë.

Pantallonat përveç se të gjata në pjesën e kyçit duhet të jenë dhe me belin e gjatë. Në këtë mënyrë këmbët tuaj do krijojnë iluzionin që janë me elegante dhe te gjata.

 

ARTIKUJ TE NGJASHEM

  • Javor
  • Mujor
  • Vjetor