Personazh 7 Janar 2020

Një artiste si Labentinë Shala; Stilistja “idealiste” që krijon duke mbrojtur kauza të veçanta

Personazh

Labentina ishte nje nga 3 finalistet e “Albanian Designers Competition” e cila në finalen e madhe na prezantoi me 10 krijimet e saj. Koleksioni kishte një linjë mendimi shumë të thellë pasi labentina me këto krijimi ka menduar për të mbrojtur ambientin nga ndotja duke përdorur teknika të veçanta “zero waste”, “0 mbetje”.

Frymëzuar gjithashtu nga një bashkëpunim i Gjon Milin dhe Picasos të cilët kanë krijuar nga pasqyrimi i dritës në ajër. Në të gjithë pjesëmarrjen e saj në këtë talent show Labentina është dalluar pikërisht për këtë fakt; çdo krijim i saj ka patur një kauz për të mbrojtur nga pas. Shembull ishte dhe veshja që fitoi në një nga sfidat për tu bërë pjesë në kopertinën e Revistës Living, dhjetor 2019.

WE ARE UNIQUE

“Ideja për të realizuar këtë veshje-pikturë me trupin e femrës është një kauzë për të pranuar veten dhe trupin e çdo gruaje ashtu siç është,- shprehet krijuesja e këtij fustani, stilistja nga Kosova Labentinë Shala. – Duhet të zhduken të gjitha standardet e bukurisë dhe çdo trup të pranohet siç është. Trupi që unë kam pikturuar, është një trup me përmasa ideale, por ai ka për të mbetur vetëm një vizatim, siç është edhe iluzioni për të bukurën. Përtej kësaj, ai mund të vishet nga çdokush dhe as që do ta marrim vesh se ç’forma ka, sepse prerja është e çrregullt. Pra, nuk është nevoja të puthitet pas trupit. Pikërisht këtu qëndron kontradikta: një formë që nuk tregon asnjë formë trupi. Mbrapa fustani ka të shkruar një thënie, ku gjithë konceptin e nxjerr me dy fjalë dhe një hashtag: We are unique (ne jemi unike)”, – përfundon stilistja e re, e cila, më shumë se një fustan, ka krijuar një lloj lëvizjeje feministe, që përqafon çdolloj trupi vajze dhe gruaje.

 

 

ARTIKUJ TE NGJASHEM

  • Javor
  • Mujor
  • Vjetor