Dy tërmete të fortë në Greqi, 5.2 dhe 5.7 të shkallës Rihter
Në orët e para të mëngjesit të sotëm shteti fqinj, Greqia është goditur nga dy tërmete të njepasnj&eum...
Nga Etleva Çepele
Në një kohë trazirash të mëdha, një familje në kërkim të një jete të re, do të përballet me sfidën më të madhe për shpirtin njerëzor
Parajsa e bardhë” është cilësuar si një roman epik, më i miri në zhanrin e tij dhe qëkurse u botua dhe deri sot ka marrë vlerësime të shkëlqyera nga kritika letrare. Personazhi kryesor, Leni Ollbrajt, është vajza e një hipie të bukur, Korës, dhe një të burgosuri lufte në Vietnam. Kur hapet sipari i ngjarjeve, në vitin 1974, Leni është vetëm trembëdhjetë vjeçe dhe babai i saj, Erni, sapo ka nisur të shfaqë shenjat e para të një depresioni të thellë pas përvojave të kobshme të luftës. Kësisoj, që në fillim prezantohemi me një personazh negativ, me një baba problematik. Sa e vështirë mund të jetë rritja e një vajze me një baba të tillë, në një kohë trazirash dhe vështirësish ekonomike për vendin? Pikërisht në këtë kohë, ndodh një befasi, tipike kjo e shkrimtares, e cila di të shtjellë me mjeshtëri rastësi nga më të panatyrshmet. Një ish-shok lufte i Ernit i lë atij trashëgimi një shtëpizë në Alaskë. Sa hap e mbyll sytë, familja Ollbrajt niset drejt një aventure të re. Në pjesën e falënderimeve, autorja rrëfen se edhe familja e saj (pavarësisht se ndryshe nga ajo Ollbrajt, me një kryefamiljar shembullor) ka jetuar një aventurë të tillë në Alaskë, në vitin e hershëm 1968 dhe vetë Hannah ka jetuar njëfarë kohe atje. Por le t’i kthehemi librit, për të cilin duhet të themi se mbart vlera të jashtëzakonshme letrare. Sikurse e thashë më sipër, ai është i mbushur me përshkrime dalldisëse për peizazhin alaskian, të cilat në gjykimin tim bartin vlerat më të mëdha të tij. Leksiku i përzgjedhur, figurat letrare të përdorura, hera-herës bëjnë të të duket sikur në vend të një romani bashkëkohor, me një ngjarje shumë të fuqishme, je duke lexuar një vepër klasike të mirëfilltë. Hannah kujton dhe zhvesh përpara syve tanë veçoritë marramendëse të një territori të virgjër, të paanë, të cilin sakaq të lind dëshira ta vizitosh edhe ti.
Personazhet në librin “Parajsa e bardhë” janë të mirë ose të këqij, të lumtur ose të dëshpëruar. Makthet e vazhdueshme të Ernit, dhuna dhe paranojat e tij... Kora shprehet se atij ia ka vrarë lufta edhe aftësinë për të dashuruar, porse e bija, Leni, luftëtarja jonë e pamposhtur, mendon krejt të kundërtën. Ajo nuk resht së kërkuari drejtësi dhe lufton me mish e me shpirt, deri në fund, për dashurinë dhe për jetën.
Shkrimtarja Kristin Hannah është një nga shkrimtaret më të mira bashkëkohore amerikane, e cila ka shkruar më shumë se njëzet romane, por ka lënë gjurmë të thella te lexuesi sidomos me dy librat e saj të fundit “Vajza e Pirenejve” (2015) dhe “Parajsa e bardhë” (2017), sjellë në shqip nga shtëpia botuese “Living”.
JA SE Ç’SHKRUAN AJO NË NJË NGA LETRAT E SAJ:
Në hapësirat e paana të këtij terreni të paparashikueshëm, njeriu ose nxjerr më të mirën e vetes dhe lulëzon, ose kthen majat nga thembrat, i çmeritur nga terri, i ftohti dhe vështirësitë. Nuk ka rrugë të mesme, nuk ka vend të sigurt; jo këtu, jo në parajsën e bardhë. Për ne pak guximtarët, të fortët dhe ëndërrimtarët e njëmendtë, Alaska u kthye në një atdhe të dashur, sot dhe përgjithmonë, në ninullën që na zgjon herët në ag dhe na përkund në ëndrra në mbrëmje. Këtij vendi ose i përket me mish dhe me shpirt e bëhesh edhe vetë pak i egër dhe i pazbutshëm, ose nuk bëhet ndryshe.
Ja çfarë kam mësuar prej tij pas gjithë këtyre viteve dhe nuk do ta harroj derisa të kem frymë mbi tokë: Alaska është atdheu im i dashur!
Në orët e para të mëngjesit të sotëm shteti fqinj, Greqia është goditur nga dy tërmete të njepasnj&eum...
Mbremjen e sotme, Valeri ka treguar me një pjesë të fermerëve fillimin e tij në fushën e modelingut. Valeri shprehet se g...
Punonjësit e administratës publike do të përfitojnë rritje të pagës, duke filluar nga 1 Korriku 2024. E ndërsa paga me...