Dy tërmete të fortë në Greqi, 5.2 dhe 5.7 të shkallës Rihter
Në orët e para të mëngjesit të sotëm shteti fqinj, Greqia është goditur nga dy tërmete të njepasnj&eum...
Gjatë gjithë muajit dhjetor mësimi u ndërpre në Universitetin e Mjekësisë të Tiranës si dhe në Fakultetin e Inxhinierisë së Ndërtimit të Universitetit Politeknik të Tiranës, për shkak të gjendjes së jashtëzakonshme të krijuar nga tërmeti i fuqishëm i 26 nëntorit. Si pasojë e gjendjes të rëndë të ambienteve në këto institucione, rektoratet vendosën pezullimin e mësimit deri në riparimin e godinave, me rifillimin e procesit mësimor më 6 janar.
Ndërsa dëmet në Fakultetin e Inxhinierisë u shkaktuan që me tërmetin e shtatorit, por ndërtesa u rikonstruktua. Megjithatë, lëkundjet e forta të nëntorit e kthyen në gjendjen e mëparshme, ku nga Instituti i Ndërtimit u vlerësua e rrezikshme për studentët pasi auditorët nuk ishin gati për nisjen e mësimit.
Teksa mësimi në Fakultetin e Arkitekturës, godinën krah Inxhinierisë, nisi më 16 dhjetor, në Fakultetin që u dëmtua, studentët fillojnë këtë të hënë. Për të kompensuar orët e humbura, gati 3.5 javë, ka ndryshuar struktura mësimore; ku do të zhvillohet aktiviteti mësimor edhe gjatë fundjavave. 3 të shtuna të muajit janar, 3 të shtuna dhe 1 të diel të shkurtit studentët nuk do të pushojnë, për të shlyer orët e pazhvilluara mësimore të semestrit të parë. Ndërsa për semestrin e dytë, studentët e inxhinierisë do të bëjnë mësim dhe të shtunave të muajve mars, prill dhe maj.
Ndërkohë, edhe për sistemin arsimor parauniversitar zëvendësimi i orëve të humbura nga tërmeti do të bëhet ditëve të shtuna. Pritet që gjatë janarit, MAS të nxjerrë një udhëzim të ri, ku do të specifikohen datat.
Në orët e para të mëngjesit të sotëm shteti fqinj, Greqia është goditur nga dy tërmete të njepasnj&eum...
Mbremjen e sotme, Valeri ka treguar me një pjesë të fermerëve fillimin e tij në fushën e modelingut. Valeri shprehet se g...
Punonjësit e administratës publike do të përfitojnë rritje të pagës, duke filluar nga 1 Korriku 2024. E ndërsa paga me...