Menu për festa 31 Dhjetor 2019

Sallatë me rukola dhe fruta të thata

Menu për festa

Nga MIRELA ANDONI/Fotografia ARMAND HABAZAJ

E dimë që të gjithë i keni sytë tek gjeli i detit me përshesh, mishi i pjekur dhe bakllavaja, megjithatë s'mund t'i thoni kurrë jo një pjate sallate të shijshme dhe super të thjeshtë për t'u përgatitur.

PËRBËRËSIT:
200 g rukola
50 g fiq të tharë
50 g kumbulla të thara
50 g kajsi të thara
50 bajame
50 arra
1 portokall

PËRBËRËSIT PËR SALCËN:
50 ml vaj ulliri
lëngu dhe lëkura e 1 portokalli
kripë dhe piper
20 g djathë Parmigiano

PËRGATITJA: Në grirëse elektrike ose në blender hedhim vajin e ullirit, shtojmë lëngun e një portokalli dhe pak lëkurë, kripë, piper, djathin Parmigiano dhe i bluajmë derisa të formohet një masë e njëtrajtshme. Në një tas, vendosim rukolën, shtojmë frutat e thata dhe e shërbejmë me salcën e portokallit sipër.

ARTIKUJ TE NGJASHEM

  • Javor
  • Mujor
  • Vjetor