Menu për festa 31 Dhjetor 2019

Djathë i pjekur me mollë dhe arra

Menu për festa

Nga: Mirela Andoni

Foto: Armand Habazaj

Përbërësit:

200 g djathë dhie

200 g panna acida

50 g arra

degë trumze

2 kokrra mollë

bukë e thekur

 

Përgatitja:

Si fillim përziejmë panën me kripë e piper. Pastaj presim djathin në feta, e vendosim në një tavë të vogël, shtojmë arrat, trumzën dhe panën me erëza dhe e pjekim në furrë për rreth 15-20 minuta në temperaturën 180 gradë. Pasi i heqim copat nga tava, i vendosim në pjatë dhe i shërbejmë të vakëta, të shoqëruara me feta molle dhe bukë të thekur.

ARTIKUJ TE NGJASHEM

  • Javor
  • Mujor
  • Vjetor