Menu për festa 30 Dhjetor 2019

Canoli të kripur

Menu për festa

Nga: Linda Fishta

Foto: Armand Habazaj


Përbërësit për 7-8 persona:

20 feta bukë tip tosti

200g gjizë pa kripë ose rikota

100g bajame të pjekura kripë

50g gjalpë

Përgatitja:
Presim anët (koret) e fetave të bukës tost. Shtypim me petës fetat e bukës sikur të ishin petë byreku. I lyejmë me penel me gjalpë të shkrirë dhe i bëjmë si tub, duke ngjitur njërin cep me tjetrin. I pjekim në furrë të ngrohur më parë në temperaturën 220 gradë C për 5-6 minuta.

Pasi të jenë pjekur dhe të kenë marrë ngjyrë të artë, i nxjerrim nga furra dhe i lëmë të ftohen. Përgatisim gjizën duke e përzier me pak kripë, piper dhe bajame të pjekura dhe të grira. Në një qese ku hidhet kremi për t’u dhënë formë tortave hedhim kremin e gjizës dhe me të mbushim Canoli-t. Më pas polet (anët) e tyre i zhytim në bajamet e pjekura të grira. I shërbejmë si aperitiv.

ARTIKUJ TE NGJASHEM

  • Javor
  • Mujor
  • Vjetor