Sallatat 30 Dhjetor 2019

Sallatë me gjethe të vogla spinaqi, dardhë, shegë dhe djathë dhie

Sallatat

Nga Dhurata Thanasi; Fotografia Armand Habazaj

Një recetë  për ditët e festave nuk mund të quhet pa simbolin më të rëndësishëm të vitit, frutën e shegës

Përbërësit për 5-6 persona:

250g spinaq i freskët (gjethet e vogla)

1 dardhë e prerë në feta të holla

1 filxhan kafe me kokrra shegë

70g djathë i bardhë dhie

1 filxhan kafe me shqeme të thata

Për salcën:

70ml uthull molle

3 lugë gjelle vaj ulliri i cilësisë së parë

1 1/2 lugë gjelle mjaltë

1 lugë gjelle mustardë

kripë

piper

Përgatitja:

Për përgatitjen e salcës të gjithë përbërësit i përziejmë mirë derisa masa të bëhet homogjene dhe më pas kremoze. Në një tas të madh shtojmë përbërësit që përmendëm më sipër dhe i trazojmë mirë me salcën e përgatitur veçmas. E shërbejmë në porcione të vogla.

ARTIKUJ TE NGJASHEM

  • Javor
  • Mujor
  • Vjetor