Ish asistentja e paditi për ngacmim seksual, reagon Vin Diesel
Vin Diesel po i kërkon një gjyqtari të Los Anxhelosit që të hedhë poshtë padinë e ngacmimit se*sual të ngritur ku...
Propozimet tona për shtrimin e tryezës në prag festash rreket të jenë origjinale, por duke marrë parasysh gjithmonë traditën. Ndër vite revista Living ka propozuar jo pak ide, ndaj për t’ju frymëzuar,i kemi përmbledhur në fotogalerinë e mëposhtme.
Ngjyrat kryesore janë gjithmonë ato të së kuqes me të bardhën, por ka edhe një kontakt të argjendit, të arit dhe jeshiles. Propozime klasike, të sofistikuara dhe elegante, përzierje me ngjyrat e tokës, në temat si Country, Argjendi
Festa s’mund të konceptohet pa të kuqen, te kjo ngjyrë të shkon menjëherë mendja. Ndoshta është zgjedhja më e thjeshtë, në të vërtetë, e tillë është. I jep dritë çdolloj atmosfere, sido që të jetë ajo.
Ditët e festës bëhen edhe më të bukura në kontakt me natyrën.
Propozimi ynë rreket të sjellë në tryezën tuaj magjinë e saj në të gjithë përbërësit. Ngjyrat e tokës, kafja pastel, jeshilja, shtrohen në tryezën prej druri të papërpunuar, nënpjata me motive alpine, servis pjatash me peizazhe, në qendër të tavolinës dekor i pishës, supierë me formë shtëpize, mbajtëse ëmbëlsire në formë torte me fruta pylli. Komoditeti i karriges me jastëkun e Babagjyshit na fton në një udhëtim përrallor!
Si një ogur për ditë të arta pranë familjes vjen edhe propozimi ynë më klasik.
Servisi i pjatave në porcelan fin, me detaje floreale, tipike e stilit të fundit të viteve 800, të kornizuara nga nënpjatat në fije ari dhe pecetat të stiluara si një lule e çelur. Mbulesa në stras, aksesor në qelq i punuar në mënyrë artizanale me detaje të tonaliteteve të arit, fildishit dhe shampanjës. Linja të lehta në stolisje si shandani vezullues, vazot elegante, lulja e shegës së artë në qendër. E njëjta lojë drite paraqitet edhe në aksesorët e pemës
Vin Diesel po i kërkon një gjyqtari të Los Anxhelosit që të hedhë poshtë padinë e ngacmimit se*sual të ngritur ku...
Çmimi i kakaos është rritur me shpejtësi gjatë muajve të fundit. Një ton kakao të martën arriti vlerën e m...
Albano dhe Baby G, teksa qëndrojnë në oborrin e “Ferma VIP”, kanë treguar historite e tyre të dashurisë ndër vi...