Menu për festa 28 Dhjetor 2019

Kumbulla të thata të mbushura me gjizë, arra e bajame të pjekura

Menu për festa

Nga: Dhurata Thanasi Daneri/ Fotografia: Armand Habazaj

Për shkak të fuqisë së tyre për të përshpejtuar tretjen, kumbullat e thata nuk konsiderohen të dëmshme, edhe nëse abuzoni pakëz. Ngelen të tilla edhe në rastin e një ëmbëlsire të vogël, për sa kohë që shoqëruese është gjiza dhe bajamet!

Përbërësit: 30-40 kumbulla të thata 1 kokërr mesatare portokalli 1-2 lugë gjelle mjaltë shumëlulesh 200g gjizë pa kripë 1 grusht arra dhe bajame të qëruara, të pjekura dhe të thërrmuara.

Përgatitja: Lajmë mirë kumbullat me ujë të vakët dhe i vendosim në një tas porcelani. Shtrydhim portokallin dhe lëngun e tij e hedhim në një litër ujë. Shtojmë ujin e aromatizuar mbi kumbulla dhe e lëmë të zbutet për gati 2-3 orë. Gjizën pa kripë e përziejmë me rrahës, shtojmë dhe mjaltin. Kumbullat e zbutura i thajmë me letër kuzhine. Me anë të një luge kafeje mbushim gjithë kumbullat me kremin e përftuar. Pasi të mbushen të gjitha, I “zhysim” nga ana e kremit te arrat, bajamet e pjekura dhe i vendosim në një pjatancë. E shërbejmë gjatë aperitivit para darkës.

ARTIKUJ TE NGJASHEM

  • Javor
  • Mujor
  • Vjetor