“Më ka ndaluar të takoj vajzën”, Ledjona u përgjigjet deklaratave të ish bashkëshortit
Ledjona Xheladinaj, në intervistën e parë pas eliminimit nga “Big Brother VIP 3”, komentoi deklaratat e ish-bashkëshortit t&eu...
Shijet e ëmbla i joshin të gjithë. Sidomos në periudhën e festave ku është pothuajse e pamundur të shpëtosh nga ëmbëlsirat dhe ushqimet e pasura me sheqer. Si mund t’i ‘arratisemi’ sheqerit dhe ëmbëlsirat që i kemi para syve në këtë periudhë?
Nuk është diçka e lehtë, pasi sheqernat e larta i gjejmë të pranishme edhe në ushqime ku s’na e priste mendja se do t’i gjenim.
Kontrolloni përqindjen e sheqerit në gjithçka që hani
Kontrolloni gjithmonë etiketat e ushqimeve për të parë sa shqer përmbajnë. Në përgjithësi, 22.5% në 100 gram konsiderohet një prag që nuk duhet tejkaluar.
Bëni kujdes nga përshkrimi ‘energjike’
Në përgjithësi, kjo fjalë, tregon për një produkt me prag të lartë sheqeri. Për shembull, të ashtuquajturit bare (kallëpe) energjetike, shumë njerëz i konsiderojnë produkt të mirë dietik, por në fakt, shpesh janë tëpasura me sheqerna dhe kalori, pikërisht sepse duhet të sigurojnë eenrgji kur trupi e konsumon shpejt glukozën. Për shembull pas një senace fitnesi. Nëse konsumoni një bar energjitik, kur nuk keni bërë sforco të mëdha, atëherë po merrni karbohidrate ‘të padobishme’ sepse nuk po bëni sforco fizike dhe trupi do t’i ruajë ato për t’i kthyer në yndyra.
Mos u mashtroni nga pretendimet ‘pa sheqer të rafinuar’ dhe ‘pa sheqer të shtuar’
Këto formulime mund të jenë mashtruese. Edhe pse burimet natyrale të sheqerit preferohet të jenë ‘jo të rafinuara’, sepse përmbajnë më shumë fibra dhe lëndë ushqyese, por nuk do të thotë që nuk kanë sheqerna.
Shpesh, ushqimet pa ‘sheqerena të shtuara’ përmbajnë më shumë ndoshta sepse vërtet nuk kanë sheqer, por ama ëmbëlsues natyralë, po. Dhe rezultati nuk ndryshon.
Kushtojuni vëmendje ushqimeve ‘natyrale’
Natyrale nuk do tëthotë domosdoshmërisht dietike ose pa sheqerna. Dhe ushqimet jo natyrale, d.m.th të përgatitura me përbërës natyralë nuk janë domosdoshmërisht të shëndetshme. Sheqeri i kanës për shembull, mund të jetë një sheqer natyral.
Kontrolloni tipin dhe cilësinë e sheqerit
Sasia e sheqerit, sigurisht është e rëndësishme, por cilësia e sheqerit është gjithashtu e rëndësishme. Sepse ka të bëjë me aftësinë e tij për t’u shpërndarë dhe për të hyrë në rrjedhën e gjakut. Më mirë zgjidhni ato me indeks të ulët glicemik, që shpërbëhen më ngadalë. Për shembull, sheqeri i tavolinës ka një indeks që është rreth 60-70, ku maksimumi është 100. Shumë snacks për shembull, përgatiten me glukozë e cila përmban një indeks që është rreth 98.
Kujdes nga frutat
Ka fruta shumë të sheqerosura. Për shembull, hurmat arabe përbëhen nga 60-80% sheqerna. Është mirë të preferoni frutat me indeks të ulët glicemik siç janë qershitë, manaferrat, frutat e pyllit dhe kumbullat e thata të cilat përmbjanë 40% më pak sheqer se hurmat arabe dhe janë të pasura me antioksidantë.
Ledjona Xheladinaj, në intervistën e parë pas eliminimit nga “Big Brother VIP 3”, komentoi deklaratat e ish-bashkëshortit t&eu...
“Ferma VIP” një reality show ndryshe që ka sjellë në vendin tonë një program me shumë vlera por edhe për t...
Një ngjarje aspak e zakontë ka ndodhur në aeroportin Charles de Gaulle të Francës, si pasojë e një sulmi të organizuar...