Menu për festa 26 Dhjetor 2019

Pulë me rrush dhe shegë

Menu për festa

Sot do të përgatisim pulë me rrush dhe shegë, si pjatë të dytë për Krishtlindje, por edhe për darkën e Vitit të Ri. Shega është simbol i pjellorisë dhe bollëkut dhe përfaqëson një urim shumë të mirë për të ardhmen. Copat e pulës, më mirë kofshë e mbikofshë, spërkaten me lëngun e shegës dhe limonit, për t’u shoqëruar pastaj me rrush të bardhë apo të kuq, që bashkë me kokrrat e shegës i japin pjatës efektin e një shijeje të ëmbël/të thartë. Dhe pse të mos e servirim këtë pjatë më një koktej të bukur me shegë?

Përbërësit për 4 persona:

800 g pulë

2 shegë

2 veshë rrush të bardhë e të zi (ose të kuq)

verë e bardhë

1 limon
vaj ulliri

një lugë gjalpë

piper

fruta dëllenje

kripë

 

Përgatitja:

Lajeni dhe thajeni mirë pulën. Rrotullojeni në piper te zi dhe fruta dëllenje dhe pastaj marinatë me verë të bardhë, me pak vaj e kripë për gjysmë ore. Mbas kësaj kohe, hidhni gjalpin dhe vajin e ullirit në një tigan dhe skuqini copat e pulës me kapak të mbyllur për rreth 15 minuta. Bashkoni lëngun e një shege të shtrydhur me atë të një limoni, pastaj hidheni mbi pulë. Hidhni sipër sipas dëshirës kokrra rrushi me ngjyra dhe kokrra shege. Shërbejeni të ngrohtë.

 

ARTIKUJ TE NGJASHEM

  • Javor
  • Mujor
  • Vjetor