Kategoritë që përfitojnë rritje rroge nga 1 korriku, ja sa do të jetë shtesa
Punonjësit e administratës publike do të përfitojnë rritje të pagës, duke filluar nga 1 Korriku 2024. E ndërsa paga me...
Cistet ovariane janë ndër shqetësimet më të shpeshta që shfaqen tek femrat. Ndonëse në pjesën dërrmuese të rasteve cistet nuk kanë nevojë për trajtim, janë disa shenja për të cilat duhet të kërkoni menjëherë ndihmë të specializuar mjekësore. Mjekja Ilda Xhelili tregon në vijim se cilat janë rastet në të cilat duhet të kërkoni ndihmë mjekësore, si dhe masat që duhet të merrni për trajtimin e tyre.
Çfarë janë cistet ovariane?
Vezoret (ovaret) janë pjesë e organeve gjenitale të brendshme të gruas që shtrihen në bark dhe përmbajnë qelizat vezë. Vezoret lidhen me mitrën (uterusin) nëpërmjet tubave të Fallopit. Për çdo muaj, njëra nga dy vezoret lëshon një vezë të pjekur (çahet folikuli) në hyrje të tubit të Fallopit përmes të cilit veza migron më pas në mitër. Ky proces i lëshimit të vezës në tubin e fallopit njihet me emrin “ovulacion”, i cili kontrollohet nga një zinxhir reaksionesh hormonale me origjinë nga hIpotalamusi i trurit. Pas marrëdhënies seksuale mund të ndodhë që qeliza vezë gjatë rrugës së saj të fekondohet nga spermatozoidet. Cistet e vezoreve janë qese të mbushura me lëng që rriten brenda ose në majë të një vezoreje (mund të ndodhë edhe tek të dyja vezoret njëkohësisht). Cist është një term i përgjithshëm që përdoret për të përshkruar një strukturë të mbushur me lëng. Zakonisht cistet e vezoreve janë pa simptoma klinike, por janë mjaft të zakonshme dhimbjet e barkut, ose dhimbjet në zonën e legenit.
Cilët janë faktorët e rrezikut të cisteve ovariane?
Janë një sërë faktorësh predispozues që shtojnë riskun për zhvillimin e cisteve të ovarit. Konkretisht faktorët e mundshëm të rrezikut të cisteve të ovarit janë: Historia e mëparshme e zhvillimit të cisteve të ovarit, ciklet e parregullta menstruale. Faktorë të tjerë që ndikojnë janë edhe endometrioza, sindromi i ovarit policistik (e gjithë vezorja është e ndërtuar nga shumë ciste), menstruacionet e parakohshme (përpara moshës 11 vjeç), hypertiroidizmi (funksioni i rritur i gjëndrës tiroide, terapia me tamoxifen për kancerin e gjirit, etj.
Cilat janë shenjat klinike të cisteve ovariane?
Shumë herë, cistet e vezoreve nuk shkaktojnë simptoma klinike. Kur ato shfaqen mund të përfshijnë shenja të tilla si dhimbje gjatë marrëdhënies seksuale,dhimbje gjatë menstruacioneve, të përziera, të vjella, dhimbje barku, gjakderdhje e pazakontë, shtim në peshë, pamundësia për të zbrazur fshikëzën e urinës plotësisht, dhimbje të gjoksit, dhimbje të zonës së legenit, kofshëve dhe shpinës. Simptomat që kanë nevojë për një ndërhyrje të shpejtë mjekësore përfshijnë:dhimbje të forta barku që shfaqen papritur, marrje mendsh, frymëmarrje e përshpejtuar, dhimbje barku që shfaqen me të vjella dhe gjendje ethore.
Punonjësit e administratës publike do të përfitojnë rritje të pagës, duke filluar nga 1 Korriku 2024. E ndërsa paga me...
Vin Diesel po i kërkon një gjyqtari të Los Anxhelosit që të hedhë poshtë padinë e ngacmimit se*sual të ngritur ku...
Çmimi i kakaos është rritur me shpejtësi gjatë muajve të fundit. Një ton kakao të martën arriti vlerën e m...