Menu për festa 24 Dhjetor 2019

Biskota zvicerane për festat e fundvitit

Menu për festa

Nga: Linda Fishta

Fotograf : Armand Habazaj

PËRBËRËSIT:

50 g lajthi të qëruara

150 g bajame të qëruara

2 lugë të vogla kanellë, të mbushura

plot

1 e bardhë veze

100 g sheqer pluhur

1 bustinë vanilje

një majë thike kripë

1 lugë lëng limoni

pak karafil i shtypur

¼ lugë e vogël pluhur xhenxhefili

PËRBËRËSIT PËR GLASENË E BARDHË:

150 g sheqer pluhur

1/2 e bardhë e vezës

1 lugë e vogël lëng limoni

PËRGATITJA:

1. Ndezim furrën në temperaturën 150° C.1 Hedhim në tavë bajamet dhe lajthitë dhe i pjekim për 15 minuta. E heqim tavën dhe i lëmë të ftohen. Më pas i grijmë në mikser. Këtë proces mund ta bëni edhe një ditë më parë.

2. Në një tas përziejmë bajamet, lajthitë, kanellën, xhenxhefilin, karafilin dhe vaniljen.

3. Me rrahësen elektrike të vezëve bëjmë marengë të bardhën e vezës. Kur të shohim që është bërë si shkumë jo shumë e ngrirë, shtojmë lëngun e limonit dhe pjesë-pjesë edhe sheqerin, por pa ndaluar përzierjen e tyre, derisa të përftojmënjë masë të ngrirë.

4. Te tasi ku kemi frutat e thata shtojmë pjesë-pjesë marengën. I përziejmë në fillim me lugë dhe më pas me dorë. I japim brumit formë të sheshtë dhe pasi ta mbulojmë me plastmasë kuzhine, e lëmë të pushojë në frigorifer për 1 orë.

5. Pas kësaj kohe ndezim sërish furrën, këtë herë nëtemperaturën 170° C. E hapim brumin me petës me trashësi 7 mm, u japim formën që duam dhe I vendosim biskotat në tavën ku kemi shtruar letër furre dhe i pjekim për rreth 8/9 minuta. I lëmë biskotat mbi një grilë, që të ftohen plotësisht dhe merremi me glasenë e bardhë. Me rrahësen elektrike të vezëve, përziejmë në një tas të bardhën e vezës me lëngun e limonit dhe kur të jetë bërë si shkumë e bardhë, shtojmë me lugë sheqerin. E përziejmë edhe një minutë dhe glaseja është gati. Lyejmë me glase biskotat e ftohura  plotësisht dhe i lëmë të thahen për 1 natë.

 

ARTIKUJ TE NGJASHEM

  • Javor
  • Mujor
  • Vjetor