Kujdesi per trupin 23 Dhjetor 2019

Krem i përgatitur vetë për duar të ashpra dhe të plasaritura gjatë dimrit

Kujdesi per trupin

Nëse ju ndodh që gjatë dimrit t'ju thahet lëkura e duarve, t'ju ashpërsohet dhe t'ju plasaritet, atëherë jeni në artikullin e duhur. Në treg gjenden shumë kremra që premtojnë përkujdesje ndaj lëkurës së duarve, por disa prej tyre përmbajnë kimikate që i thajnë më shumë ato.

Në këtë rast, zgjidhja më e mirë do të ishte një krem natyral, organik dhe ushqyes, të cilin fare thjeshtë mund ta përgatisni vetë.

Krem me bazë kokosi  i bërë në shtëpi

Përbërësit janë: 3 lugë vaj kokosi, 3 lugë dyll bletësh, 80 ml vaj jojoba, 80 gr gjalpë kakao dhe vaj esencial për aromë. Merrni vajin e kokosit, vajin e jojobës, gjalpin e kakaos dhe dyllin e bletëve në një tenxhere, gatuajini në zjarr të ulët ngadalë duke i përzier vazhdimisht. Kur përbërja të jetë përizer, shtoni disa pika vaj esencial, përziejini edhe pak dhe hidheni kremin në një kavanoz qelqi.

ARTIKUJ TE NGJASHEM

  • Javor
  • Mujor
  • Vjetor