Kujdesi per trupin 21 Dhjetor 2019

Rozmarinë e celulit dhe LAMTUMIRË celulit, receta që do të ndryshojë trupin tuaj për 15 ditë

Kujdesi per trupin

Të pasurit celulit është shndërruar në një “makth” për vajzat dhe gratë (kur në fakt nuk duhet të ndodhë kështu) !  Kilogramët  nuk luan asnjë rol kyç në shfaqjen e këtij të fundit, por faktorë të tjerë si shtatzënia, luhatjet hormonale apo edhe të peshës nxisin kontraktimin e indeve lidhëse të muskujve. Celuliti është një problem estetik që nuk vendos shëndetin e gruas në rrezik, e sërish këto të fundit do të paguanin shuma marramendëse nëpër qendra për të reduktuar atë.

Trajtimi mund të zgjasë në kohë, të përfshijë procedura deri diku të dhimbshme e më e keqja të mos japë asnjë rezultat. Nuk dihen mënyrat me të cilat mund të luftohet përfundimisht mirëpo ka metoda popullore që rezultojnë të suksesshme, si psh përzierja e alkolit me rozmarinë.

Përbërësit: 5 degë rozmarinë të freskët me gjethe dhe lule, 150 ml alkool dhe 1 enë qelqi hermetike.
Përgatitja: Prisni në copa degën e rozmarinës dhe hidhini në enën e qelqit. Shtoni alkolin dhe sigurohuni që sasia e tij të ketë mbuluar të gjitha degët. Mbylleni mirë dhe lëreni për 15 ditë. Pas kësaj kohe mund ta kulloni dhe të përdorni vetëm lëngun.

E para gjë që duhet të bëni është që ta aplikoni deri sa lëkura të rris aftësinë e saj përthithëse. Pas aplikimit në lëkurë, në vendet ku keni më tepër celulit, bëni masazhe me duar. Lëreni lëngun të veprojë për 15 minuta dhe shpëlahuni me ujë të ftohtë.

ARTIKUJ TE NGJASHEM

  • Javor
  • Mujor
  • Vjetor