Ish asistentja e paditi për ngacmim seksual, reagon Vin Diesel
Vin Diesel po i kërkon një gjyqtari të Los Anxhelosit që të hedhë poshtë padinë e ngacmimit se*sual të ngritur ku...
Nga Linda Fishta; Fotografia Armand Habazaj
KOHA E PËRGATITJES - 20 minuta
KOHA E PJEKJES - 25/30 minuta
PËRBËRËSIT PËR TAVË 20X20 CM OSE ME DIAMETËR 22 CM:
• 160 g gjalpë • 200 g çokollatë fondente (të ketë mundësisht 70 % kakao) • 3 vezë në temperaturë ambienti • 2 të verdha veze • 160 g sheqer • 2 lugë miell • 1 lugë kakao e hidhur • 1 majë thike kripë • 150 g biskota “Oreo”
NA DUHEN PËR ZBUKURIM:
“Breztel” të kripura, çokollata “MM” ose mund të mos i zbukuroni.
PËRGATITJA:
1.Në një tenxhere të vogël, në zjarr të ulët shkrijmë gjalpin dhe çokollatën. E heqim mënjanë dhe e lëmë të ftohet.
2.Ndezim furrën në temperaturën 180° C. Rrahim vezët në robot ose me rrahësen elektrike të vezëve, të verdhat e tyre dhe sheqerin, të cilin e shtojmë pjesë-pjesë me lugë. Vazhdojmë rrahjen e tyre për 5 minuta.
3.Qumështin dhe gjalpin, që janë ftohur, i shtojmë në anësoren e tasit që të mos bien direkt mbi vezët e rrahura. Shtojmë miellin dhe kakaon me sitë dhe një majë thike kripë, biskotat “Oreo” të thërrmuara me dorë dhe i përziejmë me kujdes me spatul ose lugë druri.
4.Hedhim brumin në tavë të lyer më pare me gjalpë e kakao dhe e pjekim për 25- 30 minuta. Nuk bëjmë provën me kruajtëse dhëmbësh, pasi brenda duhet të mbetet e lagësht. Pasi të jetë pjekur, e lëmë të ftohet, e presim në drejtkëndësha dhe zbukurojmë sipër sipas dëshirës.
Vin Diesel po i kërkon një gjyqtari të Los Anxhelosit që të hedhë poshtë padinë e ngacmimit se*sual të ngritur ku...
Çmimi i kakaos është rritur me shpejtësi gjatë muajve të fundit. Një ton kakao të martën arriti vlerën e m...
Albano dhe Baby G, teksa qëndrojnë në oborrin e “Ferma VIP”, kanë treguar historite e tyre të dashurisë ndër vi...