Showbiz 14 Dhjetor 2019

Fjoralba Ponari ka lyer flokët ngjyrë karotë dhe gjejeni pak me cilën aktore ngjan sikur ta kishte binjake

Showbiz

Fjoralba Ponari nuk është një emër i padëgjuar në botën e televizionit. Ndonëse në profesion Fjoralba është një stomatologe, ajo është gjithashtu shumë e prirur në fotomodelim apo moderim. Jo rrallë herë, Fjoralbën e kemi patur në editorialet e modës në revistën Living e nëse deri më sot ajo ishte shquar si ndër bjondjet më simpatike të ekranit, tashmë ajo do të etiketohet si ‘kuqja’ .

Edhe më herët Fjoralba është krahasuar për nga bukuria me aktoren shumë të pëlqyer Elcin Sangu, protagonistja e serialit “Dashuri me Qira” transmetuar në Tring, por tani që ka lyer flokët në ngjyrë karrotë ato ngjajnë si dy pika uji.

Ky ndryshim në look, duket se i ka ndryshuar krejt çehren Fjoralbës,  por mbetet po e njëjta bukuroshe. Kjo ngjyrë i shkon mjaft, me tonin e lëkurës, ndaj do të ishte mirë, ta mbante për ca kohë, tani që në ekran shumica e vajzave janë bjonde. Na duhej një ‘kuqe’

ARTIKUJ TE NGJASHEM

  • Javor
  • Mujor
  • Vjetor