Orakulli i kuzhinës 14 Dhjetor 2019

Dhurata që do të adhuronte çdo amvise; Ja çfarë do e bënte atë të lumtur!

Orakulli i kuzhinës

A nuk biem të gjithë dakord që periudha e festave është më e bukura ? Këngë të gëzueshme Krishtlindjesh, zbukurime, biskota me kanellë e xhinxhër që mbushin me erë të mirë të gjithë shtëpinë e dhurata nën bredh … Këto të fundit duhet të jenë te mirëmenduara; e nëse prej ditësh jeni duke kërkuar për ide dhuratash, jeni në vendin e duhur.



Seti i tenxhereve “PRESIDENT STONE” nga Tescoma është dhurata që do ju nderojë, të cilën çdo i apasionuar pas gatimit do e adhuronte. Nuk është nga ato dhuratat e personalizuara, të bëra me dorë që nuk ju kushton asnjë qindarkë, por e sigurtë që kush përzgjedh këtë set tenxheresh do të ndihet jo vetëm i përkëdhelur, por dhe shumë i vlerësuar. Padyshim që asnjë amvisë nuk do i rezistonte dot!



Ushqimi i gatuar në këto enë kuzhine me material guri do të shijojë më shumë. Çdo amvisë do gatuante me shumë dashuri dhe lehtësi çdo recetë për të dashurit e saj. Shtresa jo-ngjitëse e klasit të parë është gjithashtu e përshtatshme për lugët apo kapëset metalike të kuzhinës.

Falë karakteristikave të gurit natyror, materiali prej të cilave përbëhen këto tenxhere, ushqimi do të gatuhet shpejt dhe njëtrajtësisht, duke ruajtur nxehtësinë për një kohë të gjatë.

Karakteristikat e setit si: kapaku i qelqit me buzë çeliku dhe hapje për avull, dorezat e çelikut të papërshkueshme nga uji, shtresa e induksionit dhe sipërfaqja e hollë fundore prej hekuri i bëjne këto enë të përshtatshme për të gjitha llojet e sobave ashtu edhe për furrat e pjekjes, elemente këto që e bëjnë këtë set të pakrahasueshëm me asnjë set tjetër në treg.

E nëse nuk e mbani mend herën e fundit që i keni bërë vetes një dhuratë, konsiderojeni kete set të TESCOMA, jo vetëm një dhuratë të çmuar, por edhe një investim. Me një garanci prej 5 vitesh, ky set do të plotësojë të gjitha nevojat tuaja për enët e gatimit në kuzhinë. Kjo është dhurata që do bënte të lumtur këdo që e dashuron këndin e kuzhinës.

ARTIKUJ TE NGJASHEM

  • Javor
  • Mujor
  • Vjetor