Guide per shendetin 13 Dhjetor 2019

"Ju therin kockat"? Nga qumështi i artë deri tek piperi; Disa metoda natyrale që zbusin dhimbjet e artikulacioneve

Guide per shendetin

Me ardhjen e dimrit shfaqen edhe dhimbjet e artikulacioneve ose nyjave, madje shpesh, kur na dhembin ato, mund të përcaktojmë edhe motin. Sa herë e kemi dëgjuar shprehjen “Më therin kockat, do të bjerë shi”? Por cilat janë mënyrat më natyrale për të zbutur dhimbjet e artikulacioneve dhe si t’i rigjenerojmë ato me anë të ushqimit dhe me metoda sa më natyrale?

Dhimbjet e artikulacioneve janë shqetësimet më të zakonshme dhe më të nënvlerësuara. Në botë vuajnë më shumë se 300 milionë njerëz dhe ky numër është gjithmonë në rritje, sidomos me shtimin e njerëzve që janë mbi peshë, çka stimulon edhe shfaqjen e dhimbjeve. Artralgjia (artroza, artriti) nuk prek vetëm të moshuarit dhe nuk është një sëmundje e mirëfilltë.

Më saktë, dhimbjet janë një alarm që tregojnë se nyjat nuk po e kryejnë siç duhet funksionin e tyre. Pavarësisht nga shkaku, është shumë e rëndësishme të kemi një qëndrim të mirë të trupit, përndryshe, së shpejti do të ndjeni dhimbje dhe me kalimin e kohës mund të shfaqen çrregullime, si artriti dhe osteoartriti

TRAJTIMI NË FORMË KREMI

Nëse mjekimi juaj është në formë kremi, lyeni 2-3 herë në ditë zonën që ju dhemb, pastaj zgjidhni një nga pijet e mëposhtme (qumështin e artë ose krem frutash) dhe kombinojeni me një nga llojet e mjekimeve të mësipërme. Vazhdoni trajtimin një muaj dhe më pas përsëriteni sipas nevojës.

QUMËSHTI I ARTË – PËRMIRËSON ELASTICITETIN E ARTIKULACIONEVE

Efekti antioksidues i kurkumës është shumë i dobishëm për dhimbjet e artikulacioneve. Si të përgatisim qumështin e artë? Vëmë të ziejë 120 ml ujë, ku kemi shtuar 50 g kurkumë pluhur dhe e përziejmë për disa minuta, derisa të marrë valë. Kremin që formohet pasi e ftohim, e ruajmë për 40 ditë në frigorifer. Para se ta pimë, ngrohim një gotë me qumësht, shtojmë gjysmë luge me krem kurkume, 1 lugë mjaltë, për të ndihmuar përthithjen dhe një lugë me vaj bajameje.

PIJE ME ALOE VERA – PËR NJË EFEKT DETOKS

Kjo pije është e përshtatshme për ata që vuajnë nga dhimbjet e artikulacioneve si pasojë e kequshqyerjes ose nga mbipesha, e shoqëruar me kapsllëk. Aloe vera ka një funksion pastrues, laksativ, antiinflamator dhe qetësues. Si të përgatisim pijen detoks? Vendosim në blender 2 lugë me xhel aloe vera, lëngun e gjysmës së limonit, 2 cm rrënjë xhenxhefili të freskët, 1 degëz mente dhe një gotë me ujë. E bluajmë derisa të përftojmë një pure dhe e pimë menjëherë; këshillohet gjatë paradites. Mund të përdorim xhel aloe në kuti ose mund ta përftojmë direkt duke e zhveshur nga gjethja.

MUND TË ZGJIDHNI EDHE VITAMINA DHE MINERALE

Glukosamina, që gjendet në trupin tonë, është përgjegjëse për rritjen dhe mirëmbajtjen e kërceve, tendinave dhe pjesëve të tjera lidhëse. Këtë mund ta marrim nga veshja e krostaceve. Pihet 3 herë në ditë nga 500 ml dhe akoma më mirë nëse kombinohet me sulfat kondroitine.

PIPERI

Ekstrakti i piperit, i cili ka efekt dobësues, por dhe ngrohës, dhe përdoret kundër dhimbjeve, gjendet shpesh në medikamentet që përmbajnë edhe kurkumë. Pihen 1-2 kapsula në ditë dhe ata që zgjedhin këtë medikament bimor, duhet ta shoqërojnë me qumështin e artë.

MAGNEZI

Ky element është shumë i rëndësishëm për shëndetin e muskujve, sepse parandalon edhe kontraktimet që shfaqen me kalimin e kohës. Ato i dobësojnë dhe favorizojnë dhimbjet e artikulacioneve. Është e mjaftueshme 1 kapsulë 375 mg në ditë. Shkëputur nga revista Living Dimër 2019

ARTIKUJ TE NGJASHEM

  • Javor
  • Mujor
  • Vjetor