“VALENTINO” nën një udhëheqje të re: Alessandro Michele i “Gucci”-t i bashkohet gjigandit tjetër italian
Nga: Kostandin Feshti Pierpaolo ( Piccioli ) largohet e Alessandro ( Michele ) vjen. Kjo është marrëveshja e re e shtëpisë së m...
Nga LINDA FISHTA/Fotografia ARMAND HABAZAJ
Ky brumë është ideal për të përgatitur fokaçe me mbushje sipas dëshirës, kalzoni, panceroti etj.
Përbërësit për tavën me diametër 32 cm: 1 patate rreth 150 g, 500 g miell tipi 00, 15 g kripë, 12 g maja birre e freskët, 250 ml ujë i vakët, 1 lugë e vogël sheqer, 2 lugë vaj ulliri.
Përbërësit për mbushjen:100-150 g rukola e grirë, 200 g proshutë koto në kubikë, spek ose sallam, 200 g djathë mocarela, spec i kuq pluhur, 1 thelb hudhër, kripë e vaj ulliri sipas nevojës.
Përgatitja e brumit: Ziejmë pataten në tenxhere për 15 minuta (15 minuta pasi të marrë valë). E qërojmë lëkurën dhe të ngrohtë e shtypim me shtypëse patatesh ose pirun. Në një tas të vogël tresim majanë me ujin dhe sheqerin dhe pasi ta përziejmë, e lëmë të pushojë për 5 minuta. Në një tas të madh hedhim miellin, kripën dhe pasi t’i përziejmë me pirun, shtojmë pataten dhe vajin. Hapim një gropë të vogël në mes hedhim, majanë e tretur dhe e punojmë me dorë ose në makinën e bukës për 15/20 minuta. Nëse brumi ngjit shtojmë pak miell. E mbulojmë me plastmasë kuzhine ose pecetë dhe e lëmë të pushojë për 1 orë e gjysmë në furrën e fikur. Ndërkohë që brumi pushon, në një tigan me pak vaj skuqim hudhrën sa të marrë pak ngjyrë, shtojmë rukolën, pak kripë dhe e lëmë në zjarr për 3-4 minuta.
Marrim brumin dhe e ndajmë në dy topa, e mbulojmë me plastmasë kuzhine që të mos thahet dhe e lëmë të pushojë për 10 minuta. Ndezim furrën në temperaturën 200°C. Lyejmë mirë me vaj ulliri bazën dhe anësoret e tavës që do të përdorim. Marrim njërin top dhe e hapim me dorë ose petës, shpërndajmë në sipërfaqe proshutën, rukolën, mocarelën në copa dhe pak spec pluhur. Hapim me petës brumin tjetër dhe e vendosim në tavë. Mbyllim mirë anët, e lyejmë me vaj ulliri në gjithë sipërfaqen dhe e shpojmë me pirun sipër, që të dalë avulli gjatë pjekjes. E pjekim për 20/25 minuta ose derisa të marrë ngjyrë.
Nga: Kostandin Feshti Pierpaolo ( Piccioli ) largohet e Alessandro ( Michele ) vjen. Kjo është marrëveshja e re e shtëpisë së m...
Muaji i bekuar dhe i shenjtë i Ramazanit për besimtarët muslimanë ka shumë vlera. Ashtu sikurse njerëzit e thjeshtë që...
Kushedi se çfarë surprizash do të na rezervojë moti për festën e Pashkëve, por një gjë është e sigurt...