Orakulli i kuzhinës 13 Dhjetor 2019

Sa kohë duhet t'i lini në ujë bishtajoret dhe frutat e thata për të përfituar 100% nga lëndët e tyre ushqyese

Orakulli i kuzhinës

Frutat e thata ose farat janë ‘miniera’ të vërteta lëndësh ushqyese, vitaminash e mineralesh, por si bishtajoret dhe drithërat, ato gjithashtu mund të përmbajnë substanca që mund të ndërhyjnë në aftësinë e trupit tuaj për të përthithur lëndët ushqyese.

Sipas nutricionistëve, procesi i thjeshtë i njomjes së arrave para konsumit mund t’i bëjë ato edhe më të shëndetshme.  

Kur konsumoni fruta të thata (që nuk janë njomur më parë)  acidi fitik , i cili gjendet tek frutat e thata, bishtajoret dhe drithërat lidhet me mineralet në traktin gastrointestinal dhe nuk mund të përthithet në zorrë. Niveli i lartë i mineraleve që lidhen me acidin fitik, mund të çojë në defiçenca .

Përmes njomjes, acidi fitik shpërbëhet në mënyrë që të mund të përthithet siç duhet. Sipas nutricionistëve njomja e bajameve apo frutave të tjera si arra, lajthi për një periudhë të gjatë kohore aktivizon të gjitha vlerat ushqyese , të cilat në gjendje normale janë të bllokuara.

 

Gjithashtu, arrat përmbajnë sasi të madhe të enzimave frenuesve e kjo është arsyeja pse arrat apo frutat e tjera të thata janë më të vështira për t’u tretur se ato që janë lënë në ujë për një farë kohe.

Arrat e njomura ndihmojnë në neutralizimin e enzimave që nxisin dhe ndihmojnë procesin e tretjes. Më poshtë do të gjeni të listuara disa fruta të thata, fara e bishtajore dhe kohën që duhet të zhysni secilën në një tas me ujë.

Fasule: 12 orë

Bajame: 12 orë

Arra: 8 orë

Arrat pecan : 8 orë

Arra pishe: 8 orë

Lajthia: 8 orë

Farat e kungullit: 7 orë

Casheë: 6 orë

Farat e lirit: 6 orë

Macadamia: 4 orë

ARTIKUJ TE NGJASHEM

  • Javor
  • Mujor
  • Vjetor