Showbiz 13 Dhjetor 2019

Inva Mula tregon pse e mori me vete të bijën në zonat e prekura nga tërmeti

Showbiz

Të dielën e shkuar këngëtarja Inva Mula, së bashku me artistë të tjerë dha një koncert bamirësie për të prekurit e tërmetit të dielën e shkuar. E ftuar në programin e Rudina Magjistarit, ajo tregoi përjetimet e tërmetit të 26 nëntorit. Ajo rrëfeu se kishte marrë edhe vajzën, Ninën me vete kur shkoi të vizitonte një nga fshatrat e prekur dhe të jepte kontributin e saj.

"Mora me vete dhe Ninën. Jo për ta trembur, por për t'i treguar si është jeta. Ka prindër që s'mund t'ua plotësojnë dot gjithë kërkesat e tyre fëmijëve", u shpreh sopranoja e njohur.

"Nuk e kisha programuar të bëhej një koncert recital, por Nina më tha që donte të ngjitej në skenë për të recituar një poezi. Kishte përgatitur një poezi për njerëzim, mjedisin, gabimet që duhet të falim. Kur po ktheheshim nga koncerti e pyeta: 'Ku e gjete atë poezinë që recitove Nina?', 'Nuk e gjeta, e krijova vetë', më tha", rrëfeu Inva e emocionuar nga ndjeshmëria e Ninës së vogël.

ARTIKUJ TE NGJASHEM

  • Javor
  • Mujor
  • Vjetor