Probleme te perditshme 12 Dhjetor 2019

Nuk e paskemi ditur sa dëm i paskemi bërë vetes sa herë kemi shkuar në shtrat me nerva dhe të inatosur

Probleme te perditshme

Keni kaluar një ditë të keqe? I dashuri jua ka lënë Seen prej shtatë orësh, rroga nuk ju ka kaluar dhe nuk paguani dot këstin e kredisë... Sido që të jetë, kur vjen ora e gjumit nuk duhet të lini shumë vend për mendimet e këqija. Sipas një studimi të ri, gjatë gjumit, truri riorganizon kujtimet jo të mira duke i bërë ndjesitë e akumuluara të mos harrohen lehtë, në të ardhmen.

Studiuesit e universitetit të Pekinit, risjellin në vëmendje proverbin e vjetër sipas të cilit nuk duhet të shkojmë asnjëherë të zemëruar në shtrat sepse emocionet e ndjesitë e këqija mund të na shkaktojnë dëme edhe më të mëdha, në të ardhmen.

Një ditë e mirë duket që në mbrëmje e jo në mëngjes, ndaj asnjëherë mos u shtrini të zemëruar.
Studimi zgjati 2 ditë dhe përfshinte 73 studentë meshkuj për të testuar se si kujtimet jo të mira dhe gjumi janë të lidhura me njëra tjetrën. Gjatë natës kujtesa është më e qëndrueshme dhe nuk i largon lehtë kujtimet. Pra, nëse doni të harroni gjërat e këqija që ju ndodhin, është mirë që të mos i ‘çoni në shtrat’ sepse do t’i mbani për një kohë edhe më të gjatë!

Living 

ARTIKUJ TE NGJASHEM

  • Javor
  • Mujor
  • Vjetor