Showbiz 12 Dhjetor 2019

Larg karriges së deputetes e me zemrën plot,ja kush ia zbukuron jetën Jozefina Topallit këtë dhjetor

Showbiz

Ajo është një nga politikanet më të njohura në vendin tonë, me një karrierë të gjatë që daton që prej fillimit të viteve ’90. Është konsideruar si ‘’Zonja e Hekurt’’ e Parlamentin, duke e paralelizuar në këtë mënyrë me Margaret Thatcher. Mirëpo përtej sferës politike, tek ish-deputetja sharmante Jozefina Topalli ‘’fle’’ një anë e butë dhe e ndjeshme që nuk ngurron ta nxjerrë herë pas here në rrjete sociale, ku është gjithmonë aktive.

Edhe pse nuk është e përfshirë më në radhët e Partisë Demokratike, duket se zonja Topalli nuk e ndjen mungesën e karriges së deputetes pasi tashmë ditët e saj i zbukuron Nikola, nipi i saj i parë. Ditën e sotme ajo ka publikuar një fotografi në Facebook, teksa shfaqet gjithë shend e verë me djalin e Megit në krahë. Ish-kryetarja e Parlamentit ka zgjedhur të mos shkruajë asgjë, pasi lumturia në sytë e saj flet më shumë se gjithçka.

ARTIKUJ TE NGJASHEM

  • Javor
  • Mujor
  • Vjetor